Nga samiti global për klimën COP28, ka tym të bardhë: Pas ditë të tëra negociatash, presidenca e tij i dha dritën jeshile një marrëveshjeje e cila për herë të parë nxit shtetet t`i largohen përdorimit të lëndëve djegëse të papërpunuara, edhe pse nuk përmend heqjen dorë përfundimisht prej tyre sic kërkonin disa shtete.