Liderët e vendeve të rajonit kanë mbërritur në Pallatin e Brigadave në Tiranë, ku po zhvillohet Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian. Në këtë takim, përfaqësuesit e rajonit do të diskutojnë bashkëpunimin dhe përshpejtimin e integrimit evropian.