Kuvendi ka miratuar me 80 vota pro dhe 20 kundër buxhetin e shtetit për vitin 2027, i cili këtë vit kalon pragun e 10 miliardë eurove, ndërsa të gjitha amendamentet e propozuara nga opozita u rrëzuan. Seanca plenare zgjati më shumë se 14 orë,ku krahas paketës fiskale u diskutuan edhe aktet normative të qeverisë për tubimet.