Top Channel/ Rutte viziton Kosovën, takim me Osmanin dhe Kurtin më 11 mars
07/03/2025 19:43

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars për herë të parë që kur e mori këtë post. Këtë e ka mësuar Radio Evropa e Lirë nga burimet diplomatike. Një ditë më herët shefi i NATO-s do ta vizitojë Bosnjë dhe Hercegovinën. Ndërkaq, gjatë vizitës në Kosovë pritet që Rutte të jetë i shoqëruar edhe nga ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s që janë anëtarë të Këshillit të Atlantikut të Veriut. NATO-ja ende nuk e ka paralajmëruar zyrtarisht një vizitë të tillë. Vetë Rutte kishte paralajmëruar se do ta vizitonte Kosovën gjatë muajit mars në një debat që kishte pasur më herët në Bratisllavë të Sllovakisë. Rutte të hënën ka pasur edhe një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, para disa ditësh kishte thënë se stabiliteti në Kosovë, në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në Serbi, është në interes të të gjithëve dhe se ai nuk sheh arsye të besojë se mund të ketë ndonjë ndryshim dramatik sa i përket përkushtimit amerikan në NATO. Ai këtë e kishte thënë gjatë qëndrimit në Bratisllavë të Sllovakisë kur u pyet në një debat nga studentët se a sheh mundësi për rifillim të konfliktit në Kosovë pasi ka zëra se politika e re amerikane mund të çojë deri te largimi ushtarak. “Më lejoni të jem krejtësisht i qartë. Nga krejt ajo çka unë po kuptoj nga sistemi amerikan, është se ata janë plotësisht të përkushtuar ndaj NATO-s dhe angazhimeve aktuale. Por, le të shohim se çfarë do të ndodhë. Ne gjithmonë mund të kemi ndryshime të politikave ose adaptime të vogla që mund të ndodhin. Sllovakët, holandezët dhe të tjerët po e bëjnë këtë. Por, nuk kam arsye të besoj se do të ketë vendime dramatike. Dhe, në përgjithësi, në Ballkanin Perëndimor, duhet të jemi të sigurt që, ne e mbajmë në fokus këtë rajon, sepse stabiliteti në Kosovë, stabiliteti në Bosnje dhe stabiliteti në Serbi është në të interesin e të gjithë neve”, ishte përgjigjur ai. Edhe Rutte pas zgjedhjeve në Kosovë kishte bërë ftesë që të vazhdojë procesi demokratik, pjesë e të cilit është edhe formimi i koalicioneve. Delegacioni i NATO-s i kryesuar nga sekretari i Përgjithshëm, Rutte, do të vizitojnë edhe misionin e KFOR-it, i cili udhëhiqet nga NATO-ja. Në këtë mision aktualisht janë rreth 4700 ushtarë. Prej tyre kontingjentin më të madh e ka Italia me 1250 pjesëtarë, pasi e ka edhe komandën, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rreth 600 pjesëtarë në këtë mision. Kjo vizitë e shefit të NATO-s pritet të bëhet në kohën e raporteve të tensionuara mes Evropës dhe SHBA-së, pas hapave të ndërmarrë nga administrata amerikane me Rusinë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara bënë trysni mbi presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për t’u pajtuar me thirrjen e Uashingtonit për një marrëveshje që do t’u jepte fund luftimeve në Ukrainë, ndërkohë që udhëheqësit evropianë kërkuan një rol më të fortë në këtë qëllim. Trump tha se durimi i tij është drejt fundit dhe kritikoi rezistencën e Zelenskyt ndaj perspektivës së një armëpushimi të shpejtë, pa garanci konkrete të sigurisë, që Kievi i kërkon nga Shtetet e Bashkuara. Kryeministri britanik, Keir Starmer, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, kanë thënë se janë të gatshëm që të dislokojnë trupa në Ukrainë për të ndihmuar në ruajtjen e paqes, në rast se nënshkruhet një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës që nisi më 2022.

Top Channel/ “Baca Jakup, qëndro i fortë”, Krasniqi përshëndetet me familjen në Prishtinë
21/11 15:18
Top News- Vizita e Krasniqit në Kosovë/Ish-kreu i Kuvendit rikthehet në Hagë
21/11 13:38
Top Channel/ Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia mes përqafimeve dhe duartrokitjeve
21/11 12:51
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 12:23
Top Channel/Kurti, editorial në “Kyiv Post”: Ukraina të njohë Kosovën, të demaskojë bllofin e Putin!
21/11 12:08
Top News- Vizita e Krasniqit në Kosovë/Ish-kreu i Kuvendit do të rikthehet në Hagë
21/11 10:43
Top Channel/ Momente prekëse në familjen e Jakup Krasniqit, të afërmit e përshëndesin nga ballkoni
21/11 09:53
Top Channel/ I shoqëruar nga forcat e EULEX, Jakup Krasniqi viziton shtëpinë përpara kthimit në Hagë
21/11 09:25
Top News- Radoiçiç ende pa adresë/ Policia serbe nuk sqaron nëse ka kaluar kufirin
20/11 19:30
Top News-Diaspora ‘mban me bukë’ Kosovën/ Remitancat, 80 për qind për konsum, 2 për qind për biznes
20/11 18:59
Top News- E vrau në sy të gruas dhe fëmijës/ Kosovë, gjykata lë në arrest me burg autorin e dyshuar
20/11 16:39
Top News – Përplasja me Qeverinë. Komuna e Prishtinës letër deputetëve: Zhbllokoni fondet
20/11 14:30
Top Channel/ Erërat e forta godasin Kosovën/ Një i plagosur, Ferizaj pa energji elektrike
20/11 12:30
Top News – Projektbuxheti për vitin 2027/ Mes debateve, Kuvendi i Kosovës e voton me 61 vota
20/11 10:14
Top Channel/ PDK-LVV bien dakord për ligjin e Dhomave të Specializuara
19/11 23:27
Top News- Autori i dënuar dhe në Zvicër/ Vrasja në Suharekë, Prokuroria: Rrezikoi gruan e vajzën
19/11 20:15
Top News- ‘Të drejtat e shqiptarëve nuk negociohen’/ Kamberi: Nuk i shkëmbejmë me poste politike
19/11 19:30
Top News- Shtyhet seanca për ligjin e Speciales/ Kurti paralajmëron draft të ri për DHSK
19/11 16:40
Top News- Ulje e deficitit tregtar / Kurti zbulon planin ambicioz, 1 mld euro prodhim vendas
19/11 15:17
Top News – ‘Shpërdoroi 2.2 mln euro’. Qeveria e Kosovës kallëzon penalisht Përparim Ramën
19/11 13:59