Top Channel/ Rutte mesazhe të forta nga Kosova: Duhet dialog! Përkushtimi ynë i palëkundur
11/03/2025 19:46

Paqja afatgjatë arrihet përmes kompromiseve, ishte mesazhi i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Mark Rutte, të martën qëndroi në Kosovë, ku takoi presidenten, Vjosa Osmanin e tha se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë sjell siguri për gjithë rajonin. “Për ta lëvizur këtë dialog përpara, të dyja palët duhet të tregojnë fleksibilitet dhe të bëjnë kompromiset e nevojshme dhe të përqendrohen në përfitimet afatgjatë. E kuptoj plotësisht që kjo kërkon vendime të vështira, por duhet të shohim pamje më të gjerë. Normalizimi sjell stabilitet më të madh”. Sekretari i Aleancës Veri-Atlantike u zotua se përkushtimi për ruajtjen e sigurisë dhe paqes në Kosovë mbetet i qëndrueshëm. “Prania ime e sotme këtu tregon qartë përkushtimin e palëkundur të NATO-s për sigurinë afatgjate në Kosovë dhe për stabilitetin në gjithë rajonin. Sapo patëm një diskutim për situatën e sigurisë në Kosovë si dhe në rajon. NATO-ja ka mbështetur sigurinë në Ballkanin Perëndimor për tashmë 30 vjet dhe përkushtimi ynë mbetet edhe sot i udhëhequr nga KFOR-i.” Në konferencën e përbashkët, Presidentja Osmani duke përmendur kërcënimet që vijnë nga Serbia, u shpreh se ka ardhur koha që Kosova të ketë vendin e saj në NATO. “Synimi ynë strategjik për anëtarësimin në NATO nuk është thjesht një interes shtetëror i yni por edhe një domosdoshmëri strategjike për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe gjithë kontinentin evropian”. Rutte të martën takoi edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin me të cilin biseduan për bashkëpunimin mes Kosovës dhe NATO-s, ku mes tjerash Kurti ka përmendur edhe ndërhyrjen e Serbisë në zgjedhjet në Kosovë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte gjatë qëndrimit në Kosovë ka vizituar trupat e misionit të KFOR-it dhe ka takuar komandantin Enriko Barduani. Krahas kësaj, ka takuar edhe ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav dhe shefat e misionit të EULEX-it dhe UNMIK-ut.

Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44
Top Channel/ Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!
30/10 11:09
Top Channel/ “Të mos politizohet vrasja e Arlinda Zekajt” Gërvalla e Sveçla, nuk japin dorëheqje
30/10 10:00
Top News – Protestuesit kërkojnë të hyjnë me forcë në godinën e Qeverisë
30/10 09:39
Top Channel/ Vrasja e Arlinda Zekajt, protesta para godinës së qeverisë, përplasje me policinë
30/10 09:20
Top Channel/ Ndëshkime masive në Kosovë pas vrasjes së Arlindës, qytetarët sërish në protestë
29/10 19:53
Top News – ‘Turp, drejtësi, dorëheqje’. Qytetarët e Kosovës protestojnë sërish për Arlinda Zekajn
29/10 19:40
Top Channel/ Pezullohet prokurorja e Pejës. Masa pas vrasjes së paralajmëruar e Arlinda Zekajt
29/10 15:25
Top Channel/ Vrasja e Arlinda Zekajt, shpërthejnë protestat në Kosovë
28/10 22:08
Top News – Vrasja makabre e Arlinda Zekajt/ Ngrihet në këmbë Kosova, kërkohet dorëheqja e minsitrave
28/10 18:45
Top Channel/ Kapet në Deçan i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt, Kurti do raport për dështimet
28/10 12:48
Top News – Vrau kunatën me sëpatë. Kosovë, arrestohet pas tre ditësh arrati autori i dyshuar
28/10 10:20
Top Channel/ Burg ish-bashkëshortit të Arlindës, Kunati i dyshuar për vrasjen ende në arrati
27/10 19:55