Top Channel/ Rusi-Ukrainë, paqe në det! Zbardhet marrëveshja e fundit
25/03/2025 19:59

Shtëpia e Bardhë publikoi këtë të martë detaje nga bisedimet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Rusisë, që u mbajtën në Riad të Arabisë Saudite, nga data 23 mars deri sot. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë rënë dakord të zhvillojnë masa për zbatimin e marrëveshjes mes Presidentit Donald Trump dhe atij rus, Vladimir Putin, për ndalimin e sulmeve kundër impianteve energjetike në Rusi dhe Ukrainë. Nga ana tjetër, Shtetet e Bashkuara njoftojnë se Rusia dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje për të garantuar lundrim të sigurt në Detin e Zi, për të ndaluar përdorimin e forcës dhe për të parandaluar shfrytëzimin e anijeve tregtare për qëllime ushtarake. Shtetet e Bashkuara do të ndihmojnë në rivendosjen e aksesit të Rusisë në tregun botëror për eksportet bujqësore dhe të plehrave, uljen e kostove të sigurimit detar dhe rritjen e aksesit në portet dhe sistemet e pagesave për transaksione të tilla. Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të vazhdojnë të punojnë drejt arritjes së një paqeje të qëndrueshme, duke theksuar se vrasja në të dyja anët e konfliktit Rusi-Ukrainë duhet të ndalet, si hapi i nevojshëm drejt arritjes së një zgjidhjeje të qëndrueshme paqeje. Për këtë qëllim, njofton Shtëpia e Bardhë, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të lehtësojnë negociatat midis të dyja palëve për të arritur një zgjidhje paqësore, në përputhje me marrëveshjet e bëra në Riad.

Top News – Lëkundet toka në 50 qytete…Turistët të frikësuar, tërmet i fuqishëm në Spanjë
14/07 12:52
Top News – I dërguari i Trumpit në Kiev / Do diskutojë për sigurinë dhe sanksionet mbi Rusinë
14/07 12:41
Top Channel/ Plani anti-gomone Starmer-Macron, mund te “mbytet” para se te aplikohet!
14/07 12:22
Top Channel/Macron jep alarmin: Europa, përballë kërcënimit më të madh që nga Lufta e Dytë Botërore!
14/07 12:22
Top Channel/ BE do godasë SHBA-në, Tajani: Gati tarifat 231 miliardë euro!
14/07 12:21
Top News – BE gati për hakmarrje ndaj SHBA-së / Tarifa shtesë nëse nuk ka një marrëveshje
14/07 12:20
Top News – Trump ‘bën biznes’ me Patriotët / ’Ia jep’ Ukrainës, por paguan Bashkimi Evropian
14/07 12:12
Top News – Spanja nën ‘pushtim’ nga turistët / Vetë spanjollët nuk shijojnë dot plazhet e tyre
14/07 12:09
Top News – Trump shkon te Mbreti në shtator / Lideri i parë që pritet në dy vizita shtetërore
14/07 11:57
Top News – Raketë mbi fëmijët që mbushnin ujë / Ushtria izraelite trondit, të paktën tetë viktima
14/07 11:56
Top News – Plas lufta civile në Siri / Dhjetëra të vr*rë në përleshjet në jug të vendit
14/07 11:53
Top News – Liria e Evropës në rrezik…! Macron: Kërcënimi më i madh nga Lufta e Dytë Botërore
14/07 11:45
Top News- Trump i jep sistemin Patriot Ukrainës/ Presidenti i zhgënjyer nga Putin, armatos Kievin
14/07 11:01
Top Channel/ Kaq e pati paqja? “Shpërthen” Siria: Dhjetëra të vrarë në përleshjet sektare!
14/07 11:01
Top Channel/ Trump nis raketat Patriot në Ukrainë, fshikullon Putinin: “Do që t`i marrë të gjitha”!
14/07 11:00
Top Channel/ “Evropa, në mes të luftës”! Starmer: Të kthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak!
13/07 23:24
Top Channel/ SHBA, sulm me armë në aeroport e kishë, policia vr*t autorin
13/07 23:21
Top Channel/ Merz: Tarifat, pasoja serioze! Nëse SHBA i vendos, BE duhet të reagojë
13/07 23:18
Top News-Eleminohet skuadra e killerave të Putinit / Ukraina hakmerret, ezekutohen dy agjentë të FSB
13/07 22:00
Top News – Alarm! Deti Mesdhe po ‘zien’ / Temperatura e ujit mbi 30 gradë në qershor
13/07 20:30