Ekonomia shqiptare vazhdon trendin e rritjes, e nxitur nga konsumi privat dhe një sezon i mirë turistik. Gjatë vitit 2025, pritet që ekonomia shqiptare të rritet 3.8 për qind. Parashikimet janë publikuar në raportin e fundit të Komisionit Evropian, ku janë marrë në shqyrtim vendet anëtare të BE-së, ato të eurozonës dhe vendet kandidate.