Top Channel/ Rritja ekonomike 3.5 %! U ndikua edhe nga shteti, sektorët prodhues hasën vështirësi
21/12/2025 19:44

Teksa viti 2025 po shkon drejt mbylljes, ekonomia shqiptare raporton sërish rritje të qëndrueshme, në rreth 3.5% një shifër që në pamje të parë sugjeron stabilitet dhe rezistencë ndaj tronditjeve të jashtme. Megjithatë, pas numrave pozitivë fshihet një pyetje thelbësore: kush po e prodhon realisht këtë rritje dhe sa e qëndrueshme është ajo? Një analizë e detajuar mbi treguesit kryesor të PBB vë në dukje se një peshë gjithnjë e më e madhe po vjen nga shteti, përmes shpenzimeve buxhetore dhe të ardhurave fiskale, ndërsa kontributi i sektorëve prodhues mbetet i dobët. Administrata publike dhe taksat neto po japin një rol të rëndësishëm në rritje, në një kohë kur industria dhe bujqësia vazhdojnë të frenojnë ekonominë. Nëse nga rritja totale e vitit 2024 përjashtohet kontributi i shtetit, rritja reale bie në rreth 2%, niveli më i ulët në më shumë se një dekadë. Ndërkohë, sektorë kyç si bujqësia, industria përpunuese dhe ajo nxjerrëse vazhdojnë të japin kontribute negative për të tretin vit radhazi, duke sinjalizuar probleme të thella strukturore, investime të pamjaftueshme, kosto të larta dhe mungesë të fuqisë punëtore. Nga 3.5%-3.7% është ky parashikimi që instiucionet ndërkombëtare mbajnë për Shqiëprinë për vitin e ardhshëm, ndërsa sugjerojnë që më shumë reformat të përfshijnë sektorët për t ëluftuar papunësinë dhe mungesën e fuqisë puëntore.

Top Channel/ Frenohen shpenzimet, familjet druhen nga blerjet, bie besimi te ndërtimi dhe tregtia
02/11 12:25
Top News – Bordi bën prapakthehu. Ul me 6 lekë çmimin e naftës, benzina nuk preket
31/10 13:52
Top Channel/ Nga janari 2027 ndryshon taksimi, makinat e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
30/10 15:22
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro, pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 19:44
Top Channel/ Rriten taksat për bizneset. Tatimi mbi fitimin nga 15% në 17%, dividendi nga 8% në 15%
27/10 15:06
Top Channel/ Ulet taksa, nga 20% në 6% TVSH për bukën, qumështin, mishin, vajin, vezët, fruta-perime
27/10 15:05
Top Channel/ Ekonomia do të rritet me 3.4%, Banka Botërore: Turizmi dhe shërbimet mbështesin rritjen
27/10 12:15
Top Channel/ Ulet taksa për ushqimet e shportës, nga 20% në 6% TVSH-ja për bukën e disa produkte
27/10 12:14
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41