Administrata Doganore vijon të shënojë rezultate pozitive, duke përmirësuar ndjeshëm performancën financiare dhe cilësinë e shërbimeve ndaj biznesit dhe qytetarëve. Gjatë periudhës mars-maj 2026, të ardhurat arritën në 62.1 miliardë lekë, ose 102% e planit, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar u mblodhën rreth 3 miliardë lekë më shumë, me një rritje prej 5.2%.