Top Channel/ Rriten kreditë me probleme, arrijnë në 36.9 mld lekë, BSH thirrje për kujdes
11/05/2026 20:03

Sot, gjithnjë e më shumë qytetarë po hasin vështirësi në shlyerjen e kësteve të kredive. Rritja e çmimeve, kostot e jetesës dhe interesat më të larta të kredive po ndikojnë drejtpërdrejt në buxhetet familjare. Të dhënat e fundit të Bankës së Shqipërisë tregojnë se raporti i kredive me probleme ka njohur një rritje të lehtë 3.85%, nga 3.8% që kishte qenë për shkurtin duke sinjalizuar presionin financiar që po ndjejnë familjet shqiptare. Në vlerë absolute, kreditë me probleme kanë arritur vlerën e 36.9 miliardë lekëve, në rritje me 6% krahasuar me një vit më parë. Për të mbajtur nën kontroll këtë tregues, Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar më herët për nevojën e kujdesit në dhënien e kredive, sidomos për blerjen e banesave. Për këtë qëllim që prej korrikut 2025 u aplikuan disa masa kufizuese. Totali i kredisë për ekonominë në fund të marsit arriti në 958.5 miliardë lekë, me një zgjerim të mëtejshëm prej 11.7 miliardë lekësh krahasuar me shkurtin. Kredia është në rritje vjetore me 10.6% më shumë krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Qytetarët tregojnë se shpesh një pagë nuk mjafton më për të përballuar njëkohësisht këstin e kredisë, qiranë, faturat dhe shpenzimet bazë. Në disa raste, familjet janë detyruar të reduktojnë shpenzimet mujore ose të marrin hua të tjera për të mbuluar pagesat ekzistuese. Ekspertët financiarë sugjerojnë që qytetarët të shmangin mbingarkimin me kredi dhe të planifikojnë me kujdes financat personale, ndërsa bankat pritet të tregojnë më shumë kujdes në vlerësimin e aftësisë paguese të klientëve. Ndërsa kreditimi vijon të rritet, mbetet për t’u parë nëse edhe kreditë me probleme do të vazhdojnë të shtohen në muajt në vijim në nëj periudhë ku buxhetet familjare ndikohen nga cmimet e larta si pasojë e konfliktit në Lindjen e Mesme.

Top Channel/ Frenohen shpenzimet, familjet druhen nga blerjet, bie besimi te ndërtimi dhe tregtia
02/11 12:25
Top News – Bordi bën prapakthehu. Ul me 6 lekë çmimin e naftës, benzina nuk preket
31/10 13:52
Top Channel/ Nga janari 2027 ndryshon taksimi, makinat e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
30/10 15:22
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro, pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 19:44
Top Channel/ Rriten taksat për bizneset. Tatimi mbi fitimin nga 15% në 17%, dividendi nga 8% në 15%
27/10 15:06
Top Channel/ Ulet taksa, nga 20% në 6% TVSH për bukën, qumështin, mishin, vajin, vezët, fruta-perime
27/10 15:05
Top Channel/ Ekonomia do të rritet me 3.4%, Banka Botërore: Turizmi dhe shërbimet mbështesin rritjen
27/10 12:15
Top Channel/ Ulet taksa për ushqimet e shportës, nga 20% në 6% TVSH-ja për bukën e disa produkte
27/10 12:14
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41