Top Channel/ Rrëzohet në OKB armëpushimi në Gaza. SHBA kundër, Shqipëria e mbështet
08/12/2023 23:30

Këshilli i Sigurimit të OKB u mblodh të premten për të vendosur me votë armëpushimin e menjëhershme të luftimeve në Gaza. Kjo kërkesë u soll në tryezë nga sekretari I përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres, që aktivizoi artikullin 99-të, një mjet i fuqishëm diplomatic I papërdorur në dekada. Sipas një letre të dërguar anëtarëve, ai u shpreh se në Gaza po rrezikohet paqja dhe siguria ndërkombëtare, ndërsa po shkaktohet një katastrofë humanitare. Në fjalimin përpara anëtarëve të këshillit të sigurimit, Guterres tha se brutaliteti i Hamasit nuk mund të justifikojë kurrë "ndëshkimin kolektiv" të palestinezëve. Mocioni u mbështet nga 13 vende në Këshillin e Sigurimit, por SHBA vuri veton duke u shprehur kundër një lëvizjeje të tillë. Zv. Amabsadori amerikan Robert Wood tha se armëpushimi do të mbillte vetëm farat për luftën e ardhshme. Mbretëria e Bashkuar abstenoi në votim. Shqipëria, pjestare e këshillit të sigurimit edhe pse u shpreh pro rezolutës u shpreh se ndihej e keqardhur që Këshilli i Sigurimit nuk ka dënuar terrorin e Hamasit dhe nuk ka bërë mjaftueshëm thirrje për lirimin e pengjeve të mbetura. Më tej, pëfaqësuesja e Shqipërisë Albana Dautllari i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të punojë drejt rivendosjes së perspektivës së një horizonti politik, të bazuar në parimet e së drejtës së Izraelit për të ekzistuar në siguri, dhe një rrugë të qëndrueshme për palestinezët që të kenë shtetin e tyre në liri. Përfaqësuesi i Palestinës shton se këshilli i sigurisë nuk ka arritur të mbajë përgjegjësinë e tij përballë asaj që ai e quan "një krizë e rëndë". Pamjet: AFP

Top Channel/ Putin, presion me armë bërthamore/ Presidenti Rus: Nato po përshkallëzon konfliktin
02/10 00:05
Top Channel/ Skandali me fondet e kulturës, ish-ministri del nga gjykata me pranga në duar
01/10 23:01
Top News- Lista me “aleatë të mirë dhe të këqij” – Nis hakmarrja e Donald Trump kundër NATO-s
01/10 23:00
Top News – Gjurmë ruse e serbe në Leipzig. Gjermanët zbulojnë fijet e aktit të sabotimit
01/10 21:30
Top News – ‘Do të përdoren armët bërthamore’. Putin paralajmëron– Nuk ka garanci për të ardhmen
01/10 20:30
Top News – Lumenjtë e baltës ‘mbysin’ rrugët/ Moti i keq godet Kretën, dëme kolosale e viktima
01/10 20:00
Top Channel / Përshkallëzohen protestat në Francë /Mbi 600 të arrestuar nga përplasjet me policinë
01/10 19:21
Top News – Rusia gati për sulm! Kush prodhon armë për Ukrainën, do të goditet
01/10 14:17
Top News-SHBA kërcënon Francën e Gjermaninë/Hidhni në treg rezervat e naftës, ose ndalojmë eksportin
01/10 14:10
Top News – Morën ‘bekimin’ e Erdoganit. Zbardhen bisedimet sekrete midis Sirisë dhe Hezbollahut
01/10 13:38
Top News- Skandal në forcat e armatosura gjerman/ Qindra ankesa për dhunë e ngacmim seksual të grave
01/10 13:37
Top News- Irani pas sulmit terrorist! Netanjahu përmbahet, ‘nuk e dimë nëse ka gisht’
01/10 13:09
Top Channel/ Moska paralajmëron Europën: Do sulmojmë fabrikat e armëve që furnizojnë Ukrainën!
01/10 11:18
Top Channel/ “Je një hero, një luan”, Netanyahu takon pasagjerin që shpëtoi avionin e Flydubai!
01/10 11:05
Top Channel/ “Welcome back”: Spanja përshëndet rikthimin e Anglisë në Bashkimin Europian!
01/10 11:04
Top News – Trump ‘i merr’ Seulit 200 mld dollarë. Investimet për IA, energjinë bërthamore dhe gazin
01/10 10:11
Top News – Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër! E dënuara me vdekje në SHBA i mbijeton ekzekutimit
01/10 09:52
Top Channel /Macron: Anglia do kthehet në BE /Presidenti: Përshëndes qëndrimet Burnham
30/09 23:53
Top News-Tentativa për rrëmbimin e avionit/ Reagon Ambasada e Izraelit në Shqipëri: Na shënjestrojnë
30/09 22:51
Top News- Hapësira ajrore nën sulm, BE jep rekomandimet: Ja zonat ku ka rrezik
30/09 21:45