Qeveria e Kosovës ka shpallur Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit ,IRGC, si organizatë terroriste, gjatë mbledhjes së sotme të kabinetit. Vendimi u njoftua nga vetë Kryeministri Albin Kurti i cili nënvizoi se në këtë mënyrë, Kosova forcon qëndrimin e saj në mbrojtjen e sigurisë ndërkombëtare, vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut.