Top Channel/ Revoltohet Mereme Sela pas skualifikimit: Padi në gjykatë, i drejtohem SPAK
01/05/2026 19:31

Kandidatja në garën për kreun e Partisë Demokratike, Mereme Sela, ka reaguar pas skualifikimit të saj. Sela ka shkruar se njoftimin për skualifikimin e saj e ka marrë nga mediat, teksa e konsideron të papranueshme. Ajo shton se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore dhe do të paraqesë ankesë zyrtare për skualifikimin nga gara e PD-së. “Unë, Mereme Sela, kandidate për kryetare e Partisë Demokratike të Shqipërisë, njoftoj opinionin publik se zgjedhjet për kryetar dhe procedurat përkatëse po manipulohen. Për këto arsye, vendosa: 1. T’i drejtohem Gjykatës së Tiranës me një kërkesë për pezullimin e procesit zgjedhor, si të paligjshëm, të padrejtë, të pabarabartë dhe në kundërshtim me statutin e PD-së, të miratuar nga Kuvendi dhe të njohur nga gjykata. 2. Ti drejtohem SPAK për hetimin e proçesit të korruptuar zgjedhor në Partinë Demokratike nga i pandehuri Sali Berisha i cili është në akuzë edhe për vepra të tjera penale. 3. T’u drejtohem Ambasadës së SHBA-së, Ambasadës së Britanisë së Madhe dhe misionit të BE-së për t’i informuar dhe për t’u kërkuar ndihmë, pasi ish-kryetari Sali Berisha ka marrë peng partinë dhe nuk lejon zhvillimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. 4. T’u drejtohem mediave për të na ndihmuar që Partia Demokratike të mos shkatërrohet, por të demokratizohet. Eliminimi ynë, si pesë rivalë në garë – Evi Kokalari, Alesia Balliu, Ervin Salianji dhe Vladimir Mula – përbën një atentat kundër demokracisë brenda partisë. 5. I vetmi person që nuk përmbush kriteret e statutit është ish-kryetari Sali Berisha, i cili ka humbur zgjedhjet e vitit 2025 dhe nuk i lejohet ligjërisht sipas statutit të partisë të garojë për funksionin e kryetarit. Partia Demokratike nuk mund të vijë në pushtet me një lider “non grata” në Uashington dhe Londër. Njoftimin për skualifikimin e kam marrë përmes mediave, çka në vetvete është e papranueshme. Ky vendim është i padrejtë dhe i pajustifikuar. Përkundrazi, nëse do të kishte një vlerësim të drejtë dhe në përputhje me statutin e partisë, personi që duhej të ishte subjekt skualifikimi do të ishte z. Berisha. Për këtë arsye, do të ndjek të gjitha procedurat ligjore në dispozicion dhe do të paraqes ankesën time zyrtare. Megjithatë, bazuar në përvojat e mëparshme, nuk pres një reagim apo përgjigje serioze nga Partia Demokratike, pasi kjo ka qenë një praktikë e përsëritur ndër vite. Kjo mënyrë veprimi është një ndër arsyet kryesore pse Partia Demokratike ndodhet në këtë situatë sot. Duke ju falënderuar për mbështetjen!“, ka reaguar ajo.

Top Channel/ Bora e parë zbardh Kukësin, dëbora arrin deri në 5 centimetra në zonat malore
28/10 12:55
Top Channel/ I dyshuar për vrasjen e Progës, Denis Meçe sërish në pranga, theu arrestin shtëpiak
28/10 12:49
Top Channel/ Dy në pranga për vrasjen e 66-vjeçarit në Sarandë, kapet në Greqi autori i dyshuar
28/10 12:48
Top Channel/ “Duhet bashkim për lëvizje studentore”, të rinjtë thirrje: Indiferenca, armiku ynë
28/10 12:48
Top Channel/ Protesta e studentëve, një grup të rinjsh mblidhet pranë ministrisë së Arsimit
28/10 12:43
Top Channel/Ndryshojnë taksat mbi naftën, qeveria planifikon heqjen e taksës së qarkullimit, por…
28/10 12:42
Top Channel/ SPAK përfundon hetimet për Ballukun, dosja me akuza për korrupsion drejt gjykatës
28/10 12:41
Top Channel/ “Dhuna nuk është zgjidhje” Ambasadori i OSBE në Shqipëri Michel Tarran për protestat
28/10 12:14
Top News – 5 akuza për 15 vepra penale. SPAK mbyll hetimet për Ballukun, dosja kalon në gjykatë
28/10 12:12
Top News – Vranë 66 vjeçarin në Sarandë. Arrestohen në Greqi pas 5 muajsh autorët e dyshuar
28/10 11:48
Top News – Ligj i ri për kriptoasetet, AMF merr në dorë licencimin, rol edhe Banka e Shqipërisë
28/10 11:46
Top Channel/ Studentët te ministria e Arsimit, efektivët e policisë të pranishëm
28/10 11:31
Top Channel/ Protestuesit dogjën kazanë dhe bllokuan qarkullimin, arrestohen dy persona në Tiranë
28/10 11:09
Top News – Studentët diktuan paketën fiskale. Qeveria e pranon, bizneset paralajmërojnë largim
28/10 09:58
Top News-Shëtit i lirë e kundërshton policinë/I akuzuari për vrasjen e Egli Progës arrestohet sërish
28/10 09:49
Top Channel/ Rritet numri i aksidenteve, Instat: 6% më shumë se viti i kaluar
27/10 23:09
Top Channel/ Dita e 15-të e protestës e qetë dhe me pak pjesëmarrës, digjen kosha mbeturinash
27/10 23:06
Top Channel/ Zbulohet data, ja kur mund të mbahen zgjedhjet. Begaj nis konsultimet
27/10 23:04
Top Channel/ Të rinjtë përballë koshave të mbeturinave, digjet dhe një pemë në Tiranë
27/10 22:59
Top News- Vrau 22-vjeçaren shqiptare në Itali/ Dënohet me burgim të përjetshëm autori
27/10 21:30