Nevoja për të ardhura shtesë po bën që familjet shqiptare të mbështeten gjithnjë e më shumë te paratë që u dërgojnë të afërmit emigrantë. Në gjashtë muajt e parë të vitit remitancat kanë arritur në një tjetër rekord por vlera e tyre për ekonominë vendase po dobësohet më shumë teksa euroja e dobët përballë lekut bën që e njëjta shumë në euro të këmbehet për më pak lekë në Shqipëri.