Pas mbledhjes së 8-të ndërqeveritare Shqipëri BE, nga ku nisi e mbyllja e kapitujve, qeveria nuk ka humbur kohë për të ecur përpara me listët e detyrave që duhen plotësuar. Në mbledhjen e qeverisë paraditen të kësaj të enjteje është miratuar udhërrëfyesi kombëtar për arritjen e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm deri 2030 me 66 kritere të matshme të cilat do të orientojnë punën e institucioneve publike si pjesë e strategjisë kombëtare të integrimit europian. Zëvendës kryeministria Albana Koçiu tregoi ambicien për mbylljen e kapitujve.