Rreth 4,000 kilometrat katrorë të parkut kombëtar të lumit Cross janë pylli më i madh tropikal i Nigerisë. Rezervati Oban njihet gjithashtu si parajsa e mbrojtjes se elefantëve, gorrillave dhe specieve të tjera të rrezikuara. Rezervati i biosferës i mbrojtur nga UNESCO përfshin gjithashtu rrafshnaltën Obudu dhe vlerësohet si një nga pyjet e pakta tropikale të mbetura në Nigeri. Por vendi me popullsinë më të madhe në Afrikë po shesh dita ditës botën e tij natyrore te cungohet prej urbanizimit, keqmenaxhimit të pyjeve dhe gjuetisë së paligjshme. Përqindja e shpyllëzimeve në Nigeri është nga më të lartat në botë, sipas agjencisë së bujqësisë e ushqimit të OKB.