Disa orë pasi u zgjodh si presidente, Justina Shiroka Pula me ceremoni shtetërore mori detyrën e re. Në shenjë simbolike në oborrin e Presidencës, asaj iu dorëzuar Kushtetuta e Republikës së Kosovës nga Albulena Haxhiu, e cila deri tash ka ushtruar detyrën e presidentes. Pranim dorëzimi i detyrës, u bë brenda zyrës, ku Haxhiu tha se është nder i madh për Kosovën të ketë Justina Shiroka Pulën për presidente.