Top Channel/Policia në veri të Kosovës sfidon Prishtinën zyrtare:Nuk lëshohen fleta qortimi për targat
02/11/2022 23:03

fleta qortimi për targat Policia ne veriun me shumicë serbe të Kosovës sfidon vendimin e Prishtinës zyrtare duke refuzuar të zbatojë vendimin e qeverisë për shpërndarjen e të ashtëquajturave felta qortimi për shoferët që mbajnë targat e lëshuara nga Serbia, të konsideruara të paligjshme nga autoritetet kosovare. Kreu i policisë atje, Nenad Gjurica e bëri të qartë se “nuk kanë ndërmend ta zbatojnë atë vendim, të cilin e konsiderojne politik dhe të drejtuar kryesisht kundër komunitetit serb, të cilit i përkasim edhe vetë. “Patrulla të njësive të trafikut nga Prishtina janë dërguar në veri, për të ushtruar presion”, deklaroi Gjuric. Deklaratat e tij erdhën pas një takimi të zhvilluar me përfaqësuesit e Listës Serbe - partisë kryesore të serbëve në Kosovë dhe katër kryetarëve të komunave në veri, të banuara me shumicë serbe (Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok). Qeveria Kurti vendosi që plani i ndërrimit te targave në RKS të bëhej me tre faza, dhe ajo e qortimit është faza e parë e tij. E dyta parashikon një gjobë prej 150 eurosh për shoferët që kanë makina me targa serbe, në fazën e tretë do të përdoren targa prove, e pas 21 prillit, qarkullimi i makinave që nuk kanë targa RKS, nuk do te lejohet më. Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simic u shpreh qartë se të gjithë përfaqësuesit e partisë së tij janë të gatshëm të ofrojnë mbështetje të plotë “për policët e drejtorisë rajonale ne veri, dhe se dhënia e dënimit të parë, sipas tij, do të pasohet nga një reagim i ashpër dhe rezistencë e fortë.

Top News – Këngë nacionaliste serbe në KE. Incident diplomatik në Bruksel, reagon Kosova
16/11 11:30
Top News – “Oj Kosovo, Kosovo”, kush e vendosi këngën serbe në Bruksel, reagon Kos
16/11 11:24
Top Channel/ Kosovë, arrestohet ish-ministri. Astrit Haraçija u prangos në aksionin antidrogë
15/11 19:49
Top News – Strategjia për ish-krerët e UÇK-së / Partitë politike në Kosovë ‘përgatiten në heshtje’
15/11 18:00
Top Channel/ Kosovë, qeveria “numëron” dështimet/ U ngadalësua ekonomia, probleme në drejtësi
15/11 11:06
Top Channel/ Institucionet “vranë” Arlindën! Zbulohen shkelje edhe në Shërbimin Social
14/11 19:53
Top News – Vrasja e Arlinda Zekajt. Ministria konstaton 5 shkelje, kërkon masa ndaj zyrtarëve
14/11 15:43
Top Channel/ Kosova rrezikon 131 mln euro, BE kërkon përmbushjen e 22 reformave
14/11 15:22
Top News- “Ishte shtrigë!”, shqiptari vret gruan me pistoletë e më pas e godet me kaçavidë
13/11 21:45
Top Channel/ Debati për ilaçet në Kosovë, ministri pranon mungesën e barnave!
13/11 17:46
Top Channel/ BE mesazh Kosovës për Specialen, shpreh shqetësim për ndryshimet e ligjit
12/11 21:41
Top News – 150 mijë lodra të rrezikshme/ Produktet kineze bllokohen në Kosovë, do të asgjësohen
12/11 10:36
Top Channel/ Kritikat për progresin e Kosovës, debat i fortë në Kuvend mes opozitës dhe qeverisë
11/11 19:56
Top Channel/ Kosovë, ndalohen 150 mijë lodra me rrezik. Do kthehen në Kinë ose do të shkatërrohen
11/11 19:53
Top Channel/ Kurti takohet me Sorensen në Paris, kërkoi njohje reciproke nga Serbia
11/11 19:46
Top News – Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Tre ekspertë do të angazhohen për të zbardhur ngjarjen
11/11 15:13
Top News – ‘Fluturojnë’ çmimet në Kosovë. Qeveria ngre duart: Shkak luftërat në Ukrainë e Iran
11/11 15:13
Top News – Një bioinxhinier për Kosovën. Trump nominon ambasadorin e ri të SHBA në Prishtinë
11/11 10:19
Top Channel/ Kurti nga Parisi: Serbia ta njohë Kosovën
10/11 22:21
Top News – Të shtëna me armë në Gjakovë/ Plagosen dy persona, arrestohet autori i dyshuar
10/11 22:15