Top Channel/ Përshkallëzohen protestat në Kosovë, tubim kombëtar më 1 tetor
22/09/2026 19:53

Në kundërshtim të aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës tash e një javë po protestohet në qytete të ndryshme. Megjithatë, kjo formë e kundërshtimit nga qytetarët, ndaj vendimit që e quajnë të padrejtë të Hagës, do të intensifikohet në ditët në vazhdim. Iniciativa qytetare “Liria ka emër” do të organizojë marsh gjithë popullor më 1 tetor në Prishtinë që korrespondon me protestat e studentëve në 1997 dhe më 10 tetor në Bruksel. “Atëherë kërkuam liri, jetë më të mirë për popullin e Kosovës. Më tetor tani kërkojmë liri për çlirimtarët tanë. Ne do dalim bashkë, paqësisht me një mesazh të përbashkët, “Jo në emrin tim”. Më 10 tetor kjo thirrje do të vazhdojë tutje në Bruksel së bashku me mërgatën tonë”, tha Eliza Hoxha-iniciativa “Liria ka emër”. Krahas kësaj, “Liria ka emër” ka iniciuar edhe peticion qytetar që thonë se do ta dorëzojë simbolikisht në Bruksel, Strasburg dhe Hagë. “Nënshkrimet do t’i dërgojmë simbolikisht në Bruksel, Strasburg dhe në Hagë si shprehje e qëndrimit të qytetarëve të Kosovës që zgjedhin të bashkohen karshi historisë së përbashkët”. Përfaqësuesi i “Liria ka emër”, Ismail Tasholli ka bërë thirrje për unitet, duke kërkuar edhe veprim institucional. “Qeveria duhet të na tregojë qartë cili është plani, cila është strategjia shtetërore, çfarë mbështetjeje juridike dhe financiare ofrohet, çka do të bëjë diplomacia e Kosovës, si duhet të angazhohen institucionet akademike dhe ekspertët ndërkombëtarë”, u shpreh Ismail Tasholli – iniciativa “Liria ka emër”. Edhe veteranët e luftës do të vazhdojnë protestat. Më 25 shtator, në të gjitha qytetet e Kosovës, degët përkatëse të Organizatës së Veteranëve të Luftës do të mbajnë protesta në orën 17:00, me përjashtim të Prishtinës, të cilët do i bashkohen protestës që mbahet në orën 21:00. Reagimi institucional në Kosovë tash e një javë mungon, ndërkohë që Partia Demokratike e Kosovës ka iniciuar në Kuvend projektligjin për plotësim ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, derisa një seancë akoma nuk është caktuar. Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë dënuan për krime lufte Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Top Channel/ U vra nga burri me armë në mes të Prishtinës, Ngrihet akt-akuzë 15 vite pas krimit
03/11 20:19
Kosova me buxhet 4.27 miliardë euro, Qeveria llogarit pagën e 13-të
02/11 22:45
Top News- Kosova miraton projektbuxhetin/ Kurti: Rritje pagash dhe shtesash për fëmijët
02/11 22:26
Top News- ‘Dorëzoni terroristët e Banjskës’. Prishtina kërkesë Gjermanisë:Ushtrojini presion Serbisë
02/11 19:00
Top News – Kosova nuk prish dot paratë. 70 për qind e buxhetit e pashpenzuar deri në shtator
02/11 17:40
Top Channel/ Gjyshi vret të birin dhe mbesën, 27 vjeçari e foshnja 3 muajshe pa jetë në banesë
02/11 12:43
Top News – ‘Albin Kurti Out’, ‘Keni dështu’ / Protestë në Prishtinë, kërkohet dorëheqja
01/11 17:15
Top News – Qeveria Kurti nuk ka asnjë plan! Opozita kritikon, pozita premton vizionin
01/11 14:59
Top News- ‘LVV s’ka lidhje me protestat në Shqipëri’/ Kurti: Kosova s’është rivale e Shqipërisë
01/11 10:42
Top News – ‘Mos bëni kurban policin’. PDK kërkon dorëheqjen e Gërvallës dhe Sveçlës
30/10 19:30
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë/Ministrat dalin në konferencë, nk japin dorëheqje
30/10 15:21
Shqipëria shkon në zgjedhje të parakohshme? Andoni: Ambasadorët janë aty… | Breaking
30/10 14:00
Urgjente/ Dorëheqja e ministrit Sveçla?! Analisti i tronditur nga vrasja e paralajmëruar
30/10 14:00
Top News – Protestuesit duan dorëheqjet e ministrave. Nga detyra largohet drejtori i policisë
30/10 14:00
Top News – Kush e vrau Arlinda Zekajn / Qendra sociale, prokuroria e policia…të gjithë gabuan
30/10 13:07
Top News – Institucionet nuk vepruan. Por Gërvalla nuk jep dorëheqjen për vrasjen e Arlinda Zekajt
30/10 13:07
Top Channel/ Vrasja e Arlindës, revoltë në Kosovë! Ministrat nuk japin dorëheqjen
30/10 12:44
Top Channel/ Dy gardianë nga Kosova, dhunë ndaj të burgosurit: Danimarka rishikon urgjent trajnimet!
30/10 11:09
Top Channel/ “Të mos politizohet vrasja e Arlinda Zekajt” Gërvalla e Sveçla, nuk japin dorëheqje
30/10 10:00
Top News – Protestuesit kërkojnë të hyjnë me forcë në godinën e Qeverisë
30/10 09:39