Partia Demokratike e Kosovës ka kontestuar në Gjykatën Kushtetuese konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Deputetët e kësaj partie, Pëparim Gruda, Arian Tahiri dhe avokati Faton Fetahu deponuan të hënën në lëndën që kërkon sqarim mbi konstituimin e kuvendit pas afatit kushtetues të përcaktuar nga vetë kjo gjykatë në qershor të vitit 2025.