Top Channel/ Panairi në Greqi, Rama apel emigrantëve: Kthehuni, kemi paga të larta e taksa të ulëta
02/03/2025 15:00

120 kompani shqiptare për herë të parë organizuan në Athinë panairin e punës me moton “Puno dhe jeto aty ku ke zemrën” duke ftuar emigrantët tanë për tu kthyer në atdhe. I shoqëruar nga disa ministra kryeministri Edi Rama vizitoi këtë panair duke bashkëbiseduar me përfaqësuesit e bizneseve e u interesuar çfarë pagash ofrojnë. Mor pjej tyre mesazhin e nevojës për fuqi punëtore në shumë sektorë. RAMA ME BIZNESET. “Jemi kompani e vajit të ullirit. Kemi ardhur me një ofertë komplete për fuqi punëtore. Ne realisht kemi nevojë për fuqi punëtore. Këtë vit mund të përpunonim 20% më shumë të produktit të ullirit, por për shkak të mungesës së fuqisë punëtore, ulliri ngeli i pavjelë dhe ne kemi dalë me kosto më të lartë. Pagat i kemi rritur.” Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e bizneseve dhe shqiptarët e Athinës kryeministri u shpreh se kur ne morëm detyrën kishte 117 mijë subjekte biznese, sot ka 250 mijë. Theksoi se askush nuk kishte kurajon të mendonte se sot paga mesatare në sektorin publik do të shkonte 930 euro. EDI RAMA- “Kemi ardhur këtu për të hapur një traditë dhe dua t’iu them që ky panair i parë në Athinë do të pasohet nga panairi i dytë në vjeshtë, do të vijmë përsëri dhe do të jemi këmbëngulës sepse të 120 kompanitë që kanë ardhur këtu sot ofrojnë vende pune dhe paga më të mira se sa pagat që fitojnë në të njëjtat vende pune këtu në Greqi. Dhe sot të gjithë ata që e kanë ndjekur dhe e ndjekin Shqipërinë nga kanalet e kënetës, ku vazhdon zhurma e bretkosave që në Shqipëri 200 mijë lekë, 300 mijë lekë të vjetra, mund të shohin në fakt në sektorin e turizmit dhe para se të hyja këtu po flisja me dikë që punon këtu, sanitare në një hotel ku për 21 dhoma që kishte në përkujdesje merrte 850 euro, ndërkohë që një sanitare për 6 dhoma në bregdetin e Shqipërisë merr 950 euro”. Natyshëm klima elektorale dhe çështjet e drejtësisë, kryefjalë e politikës shqiptare mbërritën prej Ramës edhe në Athinë.

Top Channel/ 8 orë gurë, gaz e ujë në protestë. Sulmohen e digjen biznese, dëmtohen institucionet
24/10 23:28
Top Channel/ Mobilizim për zgjedhjet në Serbi, Kurti thirrje shqiptarëve të Luginës: Votoni 17
24/10 23:24
Top Channel/ Boshatisen rrugët e Tiranës, qetësi në Bulevard pas ndërhyrjes së policisë
24/10 22:35
Top News – Beleri letër Kaja Kallas. ‘Të hetohet dhuna ndaj studentëve në Shqipëri’
24/10 22:08
Top Channel/ “A je mirë? Nuk po reagon”, policët godasin me shkopinj gome një qytetar në rrugë
24/10 22:05
Mbyllet protesta, policia shpërndan protestuesit/ Pamje të trishta në shesh | Breaking
24/10 21:54
Top Channel/ Digjet kioska pranë qendrës së Tiranës, protestuesit i vënë flakën dhe largohen
24/10 21:53
Top News – Bilanci i përplasjeve. Dhuna nuk kursen, gazetarë, studentë e policë të lënduar
24/10 21:38
Top News – ‘Distancohuni nga maskat e dhunshme’. Policia u bën thirrje protestuesve: S’do tolerojmë!
24/10 21:29
Top News – Dy thirrje për proteste kombëtare, PD e nis te bulevard, shkrihet me studentët te Ministria
24/10 21:28
Top Channel/Sulmohen bizneset, thyejnë xhamat e një banke të nivelit të dytë në rrugën e Kavajës
24/10 20:50
Top Channel/ U plagos një deputet. Shëndetësia: Ka protestues të lënduar dhe një gazetare
24/10 20:50
Top Channel/ Përplasje në protestë . “Luftë” në Bulevard me gurë, ujë, plumba gome dhe gaz
24/10 20:46
Top Channel/ Tetë të lënduar nga protesta. Mes tyre një deputet, protestues, gazetarë dhe policë
24/10 20:43
Top Channel/ Gurë dhe policë, boshatiset Bulevardi nga protestuesit
24/10 20:34
Top Channel/ Molotov e fishekzjarrë nga protestuesit, policia përgjigjet me gaz lotsjellës
24/10 20:33
Top Channel/ Protestuesit hedhin molotov, policia gaz lotsjellës në sheshin “Skëndërbej”
24/10 20:31
Top Channel/ Nisin shoqërimet e para, polici përqafohet me të riun
24/10 20:25
Top News – Athina dhe Ankaraja shkëmbejnë replika. Emërimi i myftinjve kthehet në ‘mollë sherri’
24/10 20:00
Top channel/ Kangjëllat e trotuarëve në mes të rrugës, policia i largon
24/10 19:58