Top Channel/ Osmani: Open Balkan i shërben Serbisë. Serbia nuk është e interesuar për marrëveshje
30/11/2021 02:41
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të reagojë ndaj retorikës së Serbisë. Ajo e ka akuzuar shtetin fqinj se nuk është e interesuar të arrijë marrëveshje finale me njohje reciproke me Kosovën.