Top Channel/ OKB, alarm për klimën: “Jemi në buzë të humnerës”
20/04/2021 15:41

Viti 2020 ishte një nga tre vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë dhe u karakterizua nga zjarre, thatësira, përmbytje dhe shkrirje akullnajash, thuhet në raportin e fundit të hartuar nga Organizata Botërore e Meteorologjisë (ËMO). Raporti thekson se miliona njerëz të prekur nga ngjarjet ekstreme të klimës, morën një tjetër goditje për shkak të pandemisë së koronavirusit, pasi kufizimet dhe bllokimet vonuan ndihmën për disa rajone. Raporti "Gjendja e Klimës Globale" konfirmon gjetjet e mëparshme, duke përfshirë ato për temperaturat në tokë dhe në oqean. "Jemi në buzë të humnerës ... Po shohim nivele rekord në stuhitë tropikale, në shkrirjen e akullit ose akullnajave, në lidhje me thatësirat, valët e të nxehtit dhe zjarret", tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres për agjencinë Reuters. Në raport thuhet se temperatura mesatare globale në vitin 2020 ishte rreth 1.2 gradë Celsius mbi periudhën para-industriale, duke e renditur atë në tre vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, krahas 2016-s dhe 2019-s pavarësisht ftohjes që solli La Niña. Shtetet e Bashkuara përjetuan zjarret më të mëdha ndonjëherë dhe uraganet më të mëdha që goditën tokën. Vetëm uragani Laura, i cili goditi Luizianën më 27 gusht, shkaktoi 19 miliardë dollarë humbje ekonomike.

Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53
Top Channel/ Do bashkohen me opozitën? The Guardian: “Partitë arabe mund të rrëzojnë Netanyahun”!
02/11 11:52
Top Channel/ Zgjedhjet e mesmandatit, sondazhet “ndëshkojnë” Trump? Mund të humbasë Kongresin!
02/11 11:52
Top Channel/ 450 mln paundë në vit për studentët europianë: Londra kërkon qasje në “Made in Europe”!
02/11 11:51
Top Channel/FBI konfirmon: 6 mld kriptomonedha i vodhi Koreja e Veriut, po i pastrojnë me Ethereum!
02/11 11:50
Top News – Gjiri Persik armatoset rëndë / Frikë nga rindezja e luftës mes SHBA-së e Iranit
02/11 11:43
Top News – ‘Mund të na duhet ta godasim fort!’ / Trump kërcënon Iranin me sulme ajrore
02/11 11:42
Top News – SHBA në zgjedhjet e mesit të mandatit / ‘Referendum’ për Trump, ku pritet gara më e fortë
02/11 11:40
Top News – Na jepni Patriotët që ‘të kursejmë’ Rusinë! Zelenski ‘shantazhon’ SHBA, sulme në rafineri
02/11 11:24
Top News – ‘Lëshohen bomba bërthamore….’ / Paralajmërohen miliona njerëz, sulm masiv kibernetik
02/11 11:22
Top News- “Mund të qëndrojë sa të dëshirojë”, Trump del në krah të senatorit brazilian në arrati
01/11 21:30
Top News- Putin gati të flasë me Zelenskyn! Zbulohet si mund të nisin negociatat për fundin e luftës
01/11 21:15
Top News- “Do t’ju godasim kudo në botë!”, Irani kërcënon SHBA-në dhe Izraelin, nxjerr ushtrinë
01/11 20:35
Top Channel / SHBA, ethe para zgjedhjeve. 52 milionë vota paraprake. Fushata 11.6 mld dollarë
01/11 19:54
Top News – Do qeverisë Amerikën pa Kongresin / Trump ‘harton planin’…nëse demokratët fitojnë
01/11 15:25
Top News – Mbajnë në ujë jahtet e oligarkëve rusë / Taksapaguesit italianë po paguajnë miliona euro
01/11 15:18
Top News – Rusia parandalon sulmin: Na njoftoi SHBA! Akt terrorist në Moskë, merren masa
01/11 14:00
Top News – Erdogan i zemëruar me Rusinë e Ukrainën / ‘I tërheq veshin’: Jo sulme në Detin e Zi
01/11 13:54
Top News – ‘Vjedhja më e madhe në histori…’ / 6.3 mld USD, FBI konfirmon: U bë nga koreja e Veriut
01/11 13:38