Familjet franceze kanë pritur më padurim të clirohen nga stresi i pandemisë së koronavirusit, e të nisin pushimet. Por duket se kanë qenë të shumtë ata që ishin në një mendje për t`u larguar drejt argëtimit. Dhe pasojat u panë me radhët kilometrike të krijuara në rrugë, ku makinat mbetën të bllokuara për orë të tëra, ose kanë lëvizur tmerrësisht ngadalë, nën temperature përvëluese. Situata e krijuar i detyroi autoritetet të nxirrnin paralajmërime për ngërce të mëdha të trafikut. Rajoni i Ile de France u vendos në alarm të kuq.