Top Channel/ Nis Hetimi i OSBE-së për shkeljet e të drejtave të njeriut në luftën ruse në Ukrainë
18/03/2022 21:54

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka nisur hetimet për abuzimet me të drejtat e njeriut dhe mizoritë e kryera në luftën e rusisë në Ukrainë Misioni i gjetjes së fakteve, i cili vjen pasi 45 vende thirrën një mekanizëm të rrallë të OSBE-së që përdoret për të hetuar abuzimet me të drejtat e njeriut, drejtohet nga tre ekspertë të zgjedhur nga Ukraina "Misioni tashmë ka filluar dhe ekspertët kanë filluar punën e tyre," tha Katya Andrusz, zëdhënëse e Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR). "Ky proces do të zgjasë rreth tre javë, pas së cilës Ukraina do të ketë mundësinë të komentojë mbi raportin përpara se të finalizohet." Ndërëko një adresë e-mail është hapur për të gjithë njerëzit që të dërgojnë informacione të rëndësishme për të mbledhur fakte. Andrusz tha se deri më tani kanëmarrë shumë informacione nga një shumëllojshmëri burimesh dhe do të jetë e hapur për tërë hetimin. OSBE-ja nuk ka autoritetin të ndëshkojë ligjërisht Rusinë nëse gjen prova të krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, por faktet e tyre mund t'u jepen organeve të tjera që e kanë atë autoritet. Mekanizmi i Moskës është një hap serioz dhe sipas OSBE-së, ai është aktivizuar vetëm nëntë herë të tjera që nga themelimi i tij në 1991. Së fundmi është përdorur në vitin 2020 për të hetuar shkeljet e të drejtave të njeriut në Bjellorusi. Rusia, Ukraina dhe Bjellorusia janë të gjitha anëtarë të OSBE-së.

Top News – Stërvitje e fshehtë me raketa bërthamore / Putin paralajmëron Perëndimin
29/11 12:35
Top News – E djathta ekstreme pranë pushtetit / Spanja në zgjedhje, Sanchez ka konkurrencë të fortë
29/11 12:32
Top News – Netanyahu heq dorë nga posti / ‘Kryeministër me rotacion’, bisedime me rivalin Eisenkot
29/11 12:14
Top News – Tërmeti ‘shkund’ Los Anxhelosin / Avioni nuk ulet dot, lëkundje të shumta pasuese
29/11 12:13
Top Channel/ Zgjedhjet në Spanjë/Sanchez pritet të humbasë, partia e ekstremit të djathtë në pushtet
29/11 11:32
Top Channel/ “Dorëzohet” Netanyahu/ Propozon udhëheqjen e Izraelit me rotacion
29/11 10:47
Top News – Kundërshtoi Bushin për pushtimin e Irakut / De Villepin rikthehet për të ndalur Le Penin
29/11 10:35
Top Channel/ Hakerohen pensionet në Britani! Ndërpriten shërbimet online
28/11 23:25
Top News- Sanchez drejt humbjes / Sondazhet e nxjerrin larg fitores në zgjedhjet e së dielës
28/11 18:37
Top News- Izraeli bombardon spitalin / Vriten dy punonjës të ‘Mjekëve pa kufij’ në Gaza
28/11 17:03
Top News – ‘Antarktida po çahet’ / Studimi zbulon dëmtime alarmante në 25 vitet e fundit
28/11 16:35
Top News – Izraeli drejt qeverisë së re/ Dy parti i bashkohen koalicionit kundër Netanyahut
28/11 15:02
Top News – Dron kërcënues në ajër/ Pezullohen fluturimet në aeroportin e Këlnit
28/11 15:00
Top News- Tensionet në Lindjen e Mesme/ Sulme me raketa drejt Riadit, luftime në Jemen
28/11 13:50
Top News- Urimet nga SHBA dhe NATO / Partnerët urojnë Shqipërinë me rastin e Pavarësisë
28/11 12:36
Top Channel/ AI kërcënon sigurinë e bankave? Ekspertët:”Rrezikojmë kaosin global”!
28/11 11:12
Top Channel/ Benghazhi, Zelensky i kërkon falje Melonit: Partnerët nuk u paralajmëruan për sulmin!
28/11 11:11
Top Channel/ Përplasje Itali-Ukrainë pas sulmit në Libi, Tajani: Zelensky thotë të pavërteta
27/11 19:58
Top News – Stuhitë gjunjëzojnë SHBA-në / Moti i keq godet dy brigjet në festën e Falenderimeve
27/11 15:37
Top News – Trump: Ne morëm Grenlandën! ‘Është sa trefishi i Teksasit’, zemërohet Danimarka
27/11 15:31