Top Channel/ “Ngrihuni e luftoni…” Vuçiç, mesazh serbëve përpara zgjedhjeve lokale!
10/10/2021 11:34

Ngrihuni e luftoni për të drejtat tuaja, ishte mesazhi i Aleksandar Vucic i cili i kërkoi serbëve të Kosovës që në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të jenë të bashkuar. “Të luftojnë për veten e tyre, për të drejtat e tyre dhe për shtetin e tyre. Të dalin në zgjedhje në numër sa më të madh dhe të përfaqësohen në institucione kudo që është e nevojshme, të mund të reagojnë brenda institucioneve në forma të ndryshme, por gjithmonë në mënyrë efektive dhe në të mirë të njerëzve të tyre”, ishte mesazhi i tij. Më herët, Vuçic kishte deklaruar se të gjithë përfaqësuesit e serbëve që garojnë në zgjedhjet lokale, e që nuk janë pjesë e Listës Serbe, nuk do ta kenë mbështetjen e Beogradit zyrtar. Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve në Kosovë. Kjo parti, me mbështetjen e Beogradit zyrtar u formua më 2013. Që atëherë, ajo është partia kryesore serbe e Kosovës, e cila në të gjitha zgjedhjet lokale dhe parlamentare, ka fituar rreth 90 për qind të votave të votuesve nga radhët e komunitetit serb. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, Lista Serbe fitoi të dhjetë vendet e garantuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu, të dhjetë komunat me shumicë serbe në Kosovë udhëhiqen nga Lista Serbe. Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit të drejtë vote kanë 1.8 milion qytetarë të Kosovës, që do të zgjedhin 38 kryetarët e rinj të komunave dhe anëtarët e asambleve komunale.

Top News- Theu masën e detyrimit të paraqitjes/ Lëshohet urdhër-arresti për Milan Radoiçiç
17/11 19:00
Top News – Studentët hyjnë në Parlament / Festë në Beograd, kryeministri brenda 90 ditësh
17/11 14:06
Top News – Zarf me pluhur të bardhë / Alarmi në Athinë, evakuohet Ministria e Brendshme greke
17/11 13:03
Top News-‘Greqia, rreziku më i madh i Turqisë’/Lideri i opozitës turke: Të çarmatosen ishujt në Egje
17/11 11:09
Top Channel/ Paralajmërohen protesta në Shkup, studentët shqiptarë s’i bind Venecia:Provimi në shqip
15/11 22:10
Top News- Vuçiç e pranon: Nuk mund të hyj në Kosovë pa lejen e Albin Kurtit, nuk më lë as si qytetar
15/11 14:39
Top News – Të rinjtë, trafik emigrantësh/Transportonin kinezë drejt Greqisë, 2 në pranga në Konispol
12/11 12:03
Top News – E bija fitoi me mashtrim universitetin. Greqi, jep dorëheqjen zv.ministri i ‘Mitsotakis’
12/11 10:37
Top News – Një në katër biznese ankohet. Për pengesa të mëdha dhe burokraci doganore
12/11 10:35
Top News – Ministri i Vuçiç në pranga. Serbi, arrestohet për korrupsion ish kreu i Ekonomisë
11/11 11:53
Top News- “Përshëndetje nga Shkodra e lashtë Serbe”, gjykata e Shkodrës dënon politikanin malazez
10/11 22:30
Top News – Greqi, emigrantët vdesin në stacione policie. Mbi 100 viktima nga shkeljet e…
10/11 15:18
Top News – ‘Furi’ arrestimesh në Serbi. Në pranga zyrtarë të lartë, rihapen çështje të pazbardhura
10/11 12:34
Top News – Tragjedi me emigrantët në Kretë/ Përmbysje varkash dhe erëra të forta, mbi 20 viktima
09/11 10:44
Top News – Zgjedh këshillat kombëtare të pakicave / Serbi, shqiptarët e Luginës thirren të votojnë
08/11 15:15
Top News – Atentati në Athinë. Shënjestra nga Saranda, arrestohen dy shokët e tij
07/11 13:40
Top News- Vrasje në Greqi e Shqipëri! Kapet 43-vjeçari shqiptar, dyshoeht vrasës me pagesë
06/11 22:36
Top News- Mickoski përjashton shqiptarët nga ushtria/BDI fajëson edhe ‘VLEN’, asnjë kadet në akademi
06/11 11:49
Top News – 500 emigrantë nga Shqipëria në Greqi. Asgjësohet grupi i trafikut, mbi 750 mijë € fitime
06/11 10:14
Top News – Torturuan studentët protestues. Serbi, arrestohen 9 policë të njësive speciale
05/11 10:32