Top Channel/ Ngërçi i fundit i marrëveshjes! Hamasi i dorëzon Izraelit trupat e katër pengjeve
27/02/2025 21:48

Hamasi dorëzoi trupat e katër pengjeve izraelite ndërsa qindra të burgosur palestinezë pritet të lirohen nga Izraeli, në një shkëmbim gjatë natës, i fundit si pjesë e një armëpushimi të brishtë në Gazë. Armëpushimi hyri në fuqi më 19 janar dhe është respektuar përgjithësisht, pavarësisht pengesave të shumta. Por faza e parë e tij do të përfundojë këtë javë dhe fati i fazës së ardhshme, që synon t’i japë fund luftës, mbetet i paqartë. Hamasi tha se nuk ka marrë ndonjë propozim deri më tani. Pas disa ditësh ngërçi, ndërmjetësit egjiptianë siguruan dorëzimin e trupave të katër pengjeve të fundit në fazën e parë të marrëveshjes, në këmbim të 620 palestinezëve të arrestuar nga forcat izraelite në Gazë ose të burgosur në Izrael. Izraeli kishte refuzuar lirimin e të burgosurve të shtunën pasi Hamasi dorëzoi gjashtë pengje në një ceremoni të inskenuar duke shfaqur para një turme në Gazë pengjet dhe arkivolet me eshtra të pengjeve të vdekura, përpara se t’i dorëzonte, një veprim që ngjalli kritika të ashpra, përfshirë nga Kombet e Bashkuara. Dorëzimi i fundit nuk u shoqërua me një ceremoni të tillë. Trupat po i nënshtrohen identifikimit fillestar në territorin izraelit dhe njoftimi zyrtar do t’u jepet familjeve të pengjeve pasi të përfundojë procesi, tha zyra e Netanyahu në një deklaratë. Një ekzaminim i plotë mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes për katër pengjet e fundit të dorëzuar do të bëhet në vazhdim, sipas ministrisë izraelite të shëndetësisë. Rreth 30 pengje janë vrarë në Gazë, sipas autoriteteve izraelite. Disa u vranë nga Hamasi dhe disa si pasojë e sulmeve izraelite.

Franca nën ethet e protestave, priten trazira në fundjavë
02/11 23:32
Top News- “SHBA do sulmojë Iranin me armë bërthamore…sulmi brenda pak ditëve”, Trump nën presion
02/11 23:00
Referendumi” për trump, kanë votuar 54 milionë amerikanë para datës zyrtare
02/11 22:47
Top News- Vetëm 20 vjeçe/ Kush ishte pilotja e avionit që u rrëzua në Florida e la pas 9 viktima
02/11 22:30
Top Channel/ Irani hap negociatat me SHBA, bie nafta. Reagojnë menjëherë tregjet
02/11 19:57
Top News – Vuçiç bleu votat / 51 euro për çdo mbështetës, po sërish nuk fitoi
02/11 18:20
Top News – ‘S’ka paqe pa një atdhe për palestinezët’/ Mbreti jordanez: Ambiciet e Izraelit, kërcënim
02/11 16:16
Top Channel/ Protestat e dhunshme në Paris po forcojnë besimit tek e djathta ekstreme në Francë
02/11 15:50
Top Channel/ Spanjë, kapet kokainë “shqiptare”. Si u zbuluan rastësisht 10 ton drogë
02/11 15:39
Top News – Ushtarët e plagosur shpëtohen nga qielli / Ukraina nis përdorimin e dronëve për evakuime
02/11 15:10
Top News – Frigoriferët nën sulm në Evropë / Temperatura 50 gradë celcius, hakerohen supermarketet
02/11 15:09
Top News – ‘Trump, armë bërthamore mbi Iran’ / Paralajmërimi: Do të sulmojë brenda pak ditësh
02/11 15:05
Top News – Rusia shfrytëzon armëpushimin… / ‘Forcoi pozicionet’, kthehet lufta në Oleshky
02/11 14:27
Top News – Kryeministri i Belgjikës jep dorëheqjen / Negociata gjatë gjithë natës, dështon buxheti
02/11 14:18
Top News – Bie nga 8 mijë metra lartësi në 60 sek / Avioni shpërthen në një lëmsh zjarri, 9 viktima
02/11 14:04
Top News –‘Evropë, rritja më e madhe e çmimit të biletave në histori’, Ryanair në krizë, ngrin pagat
02/11 14:02
Top News – Francë, nxënësit ‘kthehen’ në shkolla / Protesta të kufizuara pas mbarimit të pushimeve
02/11 14:02
Top News – I hodhën policit ‘bombë benzine’ e mori flakë / ‘Tentativë vrasje’, nis hetimi në Francë
02/11 13:50
Top Channel/ Serbi, arrestohet shefi i policisë: Besnik i Vuçiç, studentët e akuzuan për dhunë!
02/11 12:19
Top Channel/ Vendet e Gjirit po armatosen: Frikë për një “ringjallje” të konfliktit SHBA-Iran!
02/11 11:53