Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03/2026 20:22

Ekonomia shqiptare ngadalësoi ritmet e rritjes gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave paraprake të publikuara nga INSTAT, Prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 3.79% duke regjistruar nivelin më të ulët në 5 vitet e fundit. Ndërsa një vit më parë, ekonomia u zgjerua me 4.05%. Ndalur në tremujorin e fundit kontributin më të madh në rritjen ekonomike e dha sektori i ndërtimit me 1.17 pikë përqindje, i ndjekur nga “Administrata publike, Arsimi dhe Shëndetësia” me 1.02 pikë përqindje. Një ndikim pozitiv dhanë edhe taksat neto mbi produktet me 1.54 pikë përqindje, aktivitetet e pasurive të paluajtshme me 0.32 pikë përqindje, si edhe tregtia, transporti, akomodimi dhe shërbimi ushqimor me 0.22 pikë përqindje. Nga ana tjetër, bujqësia, industria, energjia dhe uji, si edhe informacioni dhe komunikacioni, ndikuan negativisht në ecurinë e ekonomisë. Në tërësi, ecuria e vitit 2025 tregon një ekonomi që vijon të rritet, por me ritme më të moderuara dhe e mbështetur kryesisht nga sektorë të brendshëm, si ndërtimi dhe administrata publike. Rritja ekonomike në 2025 ishte edhe më e ulët se parashikimet e Ministrisë së financave, të cilat paraqisnin një pritshmëri deri ne 4.1%, ndërsa më pranë parashikimeve të institucioneve ndërkombëtare, të cilat e kishin projeksionin nga 3.6-3.8%

Top Channel/ Bllokohen specat dhe açuget, Shqipëria probleme edhe me produktet e detit
24/09 20:06
Top News – Nafta mbush arkat e Doganës. 6.8 mld lekë tepër, gjysma e tyre nga TVSH e karburanteve
24/09 17:15
Top Channel/ Të huajt blejnë më pak prona. Blerjet nga jorezidentët bien nga 25% në 20%
24/09 15:37
Top Channel/ BERZH: Rritja ekonomike 3,5%. Investimet dhe reformat për BE-në mbështesin rritjen
24/09 15:19
Top Channel/ Frenon çmimi i banesave, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament
23/09 20:08
Top News – Frenohet rritja e çmimit të apartamenteve, raporti i BSH për tregun e banesave
23/09 17:30
Top Channel/ Bordi ul çmimet e naftës, nafta zbret me 6 lekë, benzina ulet me 2 lekë nga ora 12:00
22/09 12:23
Top Channegl/ Një treg ende në informalitet, 34.9% e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme…
21/09 19:56
Top Channel/ Perspektivë pozitive e Shqipërisë! Moody’s mban vlerësimin ba3, rritje 3.6% e ekonomisë
19/09 15:16
Top News- Çmimet e karburanteve arrijnë në nivele rekord, nafta pritet të shtrenjtohet edhe më tej
19/09 14:20
Top Channel/ Bordi ul çmimet, nafta 219 lekë dhe benzina 195 lekë për litër
19/09 12:35
Top News – Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme. Moody’s përmirëson perspektivën në pozitive
19/09 12:19
Top Channel/ Milot-Balldren/Dy emra të konsorciumit në vëmendjen e SPAK për drogë dhe pastrim parash
18/09 19:36
Top Channel/ Shqipëria blen, por shet pak. Importet rriten në 75.6 miliardë lekë, deficiti 17.4%
17/09 19:57
Top Channel/ Nis arbitrazhi VIA. Pacolli: U pezullua prishja e kontratës. MIE: Fitore për ne
17/09 19:49
Top Channel/ Rikthehet Bordi i naftën. Qeveria aktivizon uljen e akcizës, çmimi kaloi 220 lekë litri
16/09 15:25
Top Channel/ Dyfishohet bonusi për pensionistët, vendimi nis më 1 janar 2027
15/09 23:05
Top Channel/ Debati për pagat, Miratohet rritja 2%. Gjyqtarët: Tallje e madhe
15/09 19:48
Top Channel/ 4 mijë kredi për çiftet e reja. Shteti garanton huanë pa parapagim
15/09 15:17
Top Channel/ Ulen taksat mbi karburantet, RMV, Italia, Spanja dhe Qiproja lehtësojnë konsumatorët
15/09 12:32