Top Channel/ Nesër miqësorja me Katarin/ Ekipi mbërrin në Marbeja. Në dispozicion të Rejas skuadra B
08/11/2022 20:03

Kombëtarja shqiptare ka mbërritur pasditen e së martës në Marbeja ku mbrëmjen e së mërkurës do të zhvillojë një tjetër ndeshje miqësore këtë herë me organizatorët dhe skuadrën që do të çelë kampionatin botëror, Katarin. Pas një udhëtimi prej mëse 4 orësh e 30 minuta kuqezinjtë fluturuan nga aeroporti i Rinasit për në Malaga e më pas me autobus për rreth 40 minuta për të mbërritur dhe akomoduar në hotel. Pasditen e së hënës kuqezinjtë kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes së mbrëmjes së nesërme. Në këtë seancë që ka zgjatur rreth 75 minuta kanë marrë pjesë që të gjithë futbollistët dhe trajneri Reja është fokusuar vetëm në aspektin taktik, duke provuar vendosje të ndryshme taktike në fushë. Grupi është shfaqur në formë të mirë dhe nuk ka probleme fizike për asnjë nga lojtarët e grumbulluar. Ashtu si me Arabinë Saudite edhe këtë herë në dispozicion të trajnerit Edi Reja është një ekip B me lojtarë të kampionatit shqiptarë të kategorisë Superiore ku do të testohen lojtarë që mund të jenë të vlefshëm edhe për ndeshjet zyrtare. Ndërkohë qe po si në ndeshjen me Arabinë Saudite në Abu Dhabi edhe ky takim nga skuadra që e organizon Katari, është kërkuar të mos transmetohet e xhirohet duke qenë se testi i tyre është për ndeshjet e eliminatoreve të Botërorit.

Top News- Skandal në basketbollin grek. Arrestohet presidenti i Federatës Greke, Liolios
21/10 15:13
Top Channel/ Daja dhe i biri, nga i njëjti ekip, tani përballë, përqafimi “i fundit” përpara duelit
21/10 15:03
Top Channel/ Olsi Rama në festën e Dinamos: Nuk vij drejtor, kështu që s’e heq më Dajën nga puna
21/10 14:59
Top Channel/ Batutat në ditëlindjen e trajnerit Daja: Ky s’durohet 60 vjeç, jo 100
21/10 14:59
Top Channel/ Daja krah Irma Libohovës: Ju dua të gjithëve aktivë, përndryshe ikni në shtëpi
21/10 14:58
Top Channel/ Dinamo feston ditëlindjen e Dajës, trajneri: Merreni në dorë ju gjenerata Z
21/10 14:58
Top News – ‘E ardhmja e Shqipërisë meriton më shumë’/ Kombëtarja ngre zërin ndaj dhunës policore
18/10 14:06
Top News – Mitaj rikthehet te gjyshërit, Futbollisti viziton vendlindjen në Malësinë e Madhe
13/10 14:50
Top Channel/ Boksi, finalet nuk zhvillohen. Dhunë dhe presion, ringu “pushtohet” nga rrugaçët
12/10 15:30
Top Channel/ Vllaznia bojkoton stërvitjen pas roblemeve me pagat, skuadrat në krizë totale
08/10 20:02
Top Channel/ Shqipëria kërkon kreun sonte, San Marino në “Arenën Kombëtare”
06/10 20:31
Top Channel /Kombëtarja kërkon kthesën. Maran: Me San marinon duhet të jemi seriozë
05/10 22:56
Top News-Kombëtarja mbyll përgatitjet. Risi në listën e Maran, thirret portieri i skuadrës u21
05/10 22:41
Top News- Sfida me San Marinon. Manaj-Ta mbyllim që në fillim e të marrim 3 pikët
05/10 20:30
Top News- Kombëtarja pret San Marinon. Maran-Nuk ka ndeshje të lehta, në portë, Dajsinani
05/10 20:00
Top Channel/ Gafat në portë, Maran zbulon gardianin që do të luajë kundër San Marinos
05/10 19:26
Top Channel/ “Ndikuan vendimet e arbitrit”, Maran shpërthen pas Finlandës: Meritonim fitoren
03/10 18:29
Top News- Përballja me Finlandën. Maran: Është një skuadër që të bën të luash keq
02/10 15:37
Top News- Hysaj para sfidës së Kombëtares. ‘Të përkrahim të rinjtë, asgjë zyrtare për të ardhmen’
02/10 15:34
Top Channel/ Maran e Hysaj flasin para ndeshjes me Finlandën, mbrojtësi zbulon: Kam disa oferta
02/10 14:36