Pak orë para ndeshjes me Dudelange, tifozët bardheblu kanë ndezur atmosferën në Luksemburg. Ndeshja e vlefshme për fazën e parë eleminatore të Champions League do të luhet në 19:30 në stadiumin ‘Stade Jos Nosbaum’, ku kampionët e kryeqytetit, të Orges Shehit do të do të përballen me skuadrën Dudelange, kampione e Luksemburgut. Gazetari sportiv Endi Tufa, i cili ndjek atmosferën në Luksemburg tha për Top Channel se janë rreth 300 tifozë që kanë ardhur nga Tirana për të parë ekipin e tyre të zemrës. Ndërsa biletat në stadium variojnë nga 20-25 euro.