Bashkimi Europian shprehet thellësisht i shqetësuar nga ndryshimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat, sipas zyrtarëve të Brukselit, bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së. Votimi i ligjit mbrëmjen e së martës i celi rrugën zgjidhjes së ngërcit të presidentit të vendit, me caktimin e Justina Shiroka Pulës, cka u përshëndet nga blloku europian.