Elbasani është shndërruar në kryeqendrën e traditës me çeljen e edicionit të XIX-të të Festivalit Folklorik Tipologjik Kombëtar të Këngës Popullore Qytetare. Për dy net me radhë, qyteti do të vibrojë nën tingujt e trashëgimisë sonë kulturore, me pjesëmarrjen e 12 grupeve artistike nga visa të ndryshme të vendit që sjellin veçantitë e repertorit dhe veshjeve të tyre karakteristike.