Vladimir Putin e humbi aleatin e tij kyc në BE: ky ishte interpretimi që iu bë vendimit të Hungarisë për të mos e përdorur veton e saj kundër sanksioneve të Bashkimit Europian ndaj Rusisë lidhur me sulmin e saj mbi Ukrainë. Edhe pse mbështetës i hershëm i Moskës, kryeministri hungarez Victor Orban, i cili dhe vetë është përplasur në shumë raste me kreret e bllokut europian, deklaroi se në këto momente, uniteti i bllokut 27-anëtarësh është parësor.