Top Channel/ Momenti i të shtënave ndaj Trump, del videoja: Si u qëllua punonjësi i sigurisë!
01/05/2026 11:22

Departamenti amerikan i Drejtësisë publikoi pamjet filmike të cilat tregojnë sesi autori i të shtënave në darkën e Shoqatës së Korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë kaloi për vetëm katër sekonda përmes një postblloku sigurie dhe teksa vraponte qëlloi një efektiv. Videoja nuk përmban momentin kur sipas hetuesve, i dyshuari bie dhe arrestohet. 31 vjecari Cole Tomas Allen akuzohet për tentativë për vrasjen e presidentit Donald Trump, akuza këto ndaj të cilave ai nuk ka reaguar dhe ende nuk ka dhënë një përgjigje. Departamenti ka edhe pamjet që e tregojnë Allen duke “kontrolluar zonën” në hotel një ditë përpara darkës, kur ai supozohet të ketë bërë regjistrimin si i ftuar. Në mbrëmjen para galasë, ai shihet duke ecur në korridorin e Ëashington Hilton dhe duke hyrë në palestër. I akuzuari dyshohet se mbante një pistoletë gjysmë-automatike, një armë gjahu dhe tre thika, kur kaloi më vonë në katin mbi sallën e ballos ku po zhvillohej galaja e rëndësishme për gazetarët. Trump, Zëvendëspresidenti JD Vance, anëtarë të kabinetit dhe zyrtarë të tjerë të Shtëpisë së Bardhë u evakuuan menjëherë pas të shtënave. Videoja e re, e postuar të enjten në X nga Prokurorja e SHBA-së për Ëashington DC, Jeanine Pirro, duket se është një version më cilësor i klipit që Trump kishte shpërndarë më parë në rrjetet sociale pas incidentit të së shtunës. “Ajo që ndodhi mbrëmë është pikërisht arsyeja pse Ushtria jonë e madhe, Shërbimi Sekret, Zbatimi i Ligjit dhe, për arsye të ndryshme, çdo President gjatë 150 viteve të fundit, kanë kërkuar që të ndërtohet një sallë ballo e madhe, e sigurt dhe e mbrojtur në territorin e Shtëpisë së Bardhë”, deklaroi Trump pas ngjarjes.

Top News – Rama konfirmon paketën fiskale, por me tre ‘retushime’ të vogla për nivelin e tatimit
28/10 15:32
Top Channel/ Kroacia bllokon ushqimet shqiptare. Fiqtë e thatë me aflatoksina, specat me pesticide
28/10 15:29
Top News- ‘Rrëmbim dhe cenim të drejtash’. U zhvendos në burgun e Fierit, Veliaj: Transferim politik
28/10 15:27
Top Channel/ Veliaj transferohet në Fier. Kryebashkiaku kundërshton vendimin dhe kërkon sqarime
28/10 15:25
Top Channel/ OSBE: Ka mungesë dialogu. Tarran thirrje kundër dhunës: Të dëgjohet zëri i të rinjve
28/10 15:25
Top Channel/ Bizneset kundër taksave të reja. Kundër rritjes së tatimeve e uljes së pragut të TVSH
28/10 15:23
Top News – ‘Belinda Balluku mbi ligin’. Bardhi: SPAK të tregojë pse e shiti ligjin tek Edi Rama!
28/10 15:14
Top Channel/ Rama: Ushqimet e nafta me lirë. Ngushtohet hendeku mes të pasurve dhe kujt ka më pak
28/10 15:06
Top Channel/ “Pa drejtësi nuk ka Shqipëri” studentët marshojnë nëpër Tiranë, futen në disa fakultete
28/10 15:04
Top Channel/ U transferua nga Durrësi, momenti kur Erion Veliaj mbërrin në burgun e Fierit
28/10 14:32
Top News – ‘Të rinjtë duhet të dëgjohen’. Ambasadori i OSBE: Por dhuna nuk është rrugëzgjidhje
28/10 13:53
Top News – Aksident i tmerrshëm, përplasen trenat / Të paktën 30 viktima në Spanjë, shumë të lënduar
28/10 13:52
Top News- Transferohet taksa e qarkullimit/ Kalon te taksa vjetore, përfshihen dhe makinat elektrike
28/10 13:51
Top News – Drejtoria e Burgjeve transferon Veliajn/ Largohet nga Durrësi, dërgohet në Fier
28/10 13:47
Top News- TIA dhe Wizz Air inaugurojnë linjën e re. Nisin fluturimet direkt mes Tiranës dhe Palermos
28/10 13:44
Top Channel/ “Bashkohuni me ne” studentët thirrje për të shkuar te Falulteti i Drejtësisë
28/10 13:22
Top Channel/ Bora e parë zbardh Kukësin, dëbora arrin deri në 5 centimetra në zonat malore
28/10 12:55
Top Channel/ I dyshuar për vrasjen e Progës, Denis Meçe sërish në pranga, theu arrestin shtëpiak
28/10 12:49
Top Channel/ Dy në pranga për vrasjen e 66-vjeçarit në Sarandë, kapet në Greqi autori i dyshuar
28/10 12:48
Top Channel/ “Duhet bashkim për lëvizje studentore”, të rinjtë thirrje: Indiferenca, armiku ynë
28/10 12:48