Top Channel/Mizori dhe pala tjetër? Del video e ushtarëve ukrainas, vrasin ushtarët e lidhur rusë!
07/04/2022 16:53

Një video është shfaqur në rrjet, pamjet e së cilës pretendohet se tregojnë forca ukrainase duke qëlluar e vrarë ushtarë rusë të kapur rob e të lidhur. New York Times më herët tha se e kishte provuar autenticitetin e videos, BBC po e verifikon. Filmimi, sipas saj, është kryer në një rrugë në perëndim të kryeqytetit ukrainas, Kiev, ku forcat ruse kanë qenë duke u tërhequr. Gjigandi mediatik thekson se në pamje shihen 4 persona me veshje ushtarake të shtrirë në tokë; njëri prej tyre i ka duart të lidhura pas shpine. Të tjerët nuk lëvizin, por ai duket se është ende gjallë- një ushtar ukrainas qëllon mbi të derisa resht së lëvizuri. Më pas, plani hapet e shihen dhe trupat e tjerë të shtrirë në tokë në një pellg gjaku, që të gjithë me uniforma ushtarake. Vetëm fytyra e njërës prej viktimave shihet, tre të tjerëve jo. Skenat në video duket se përputhen se imazhet e Google Street Vieë të zonës. Incidenti thuhet të ketë ndodhur në rrugën që lidh qytetin Dmytrivka me Irpinin e Buchan. Nuk dihet me siguri kur është filmuar videoja, thotë BBC, por pozicioni i hijeve në tokë tregon se ka qenë pasdite. Njëri prej ushtarëve ukrainas, që ka në krah një rrip me ngjyrat e flamurit, tipike për forcat e Kievit, përkulet mbi trupat dhe thotë: “Ja ku janë, mbrojtësit e ushtrisë ruse”. BBC thotë se kaq nuk mjafton për të dëshmuar identitetin e tyre, por pas përpjekjeve për një identifikim biometric të fytyrës së ushtarit, rezultoi se mund të bëhet fjalë për një gjeorgjian që ka lidhje të ngushta me Ukrainën.

Top News – Rrezik nga blerjet në Temu dhe Shein. Shqetësim produktet për fëmijë dhe kozmetika
20/07 20:13
Top Channel/ Netanyahu helmohet, zyra e kryeministrit jep detaje për gjendjen e tij shëndetësore
20/07 19:33
Top Channel/ Pas presionit për sanksione të reja, Irani gati për bisedime bërthamore
20/07 14:59
Top News – Bisedime bërthamore me Evropën / Irani sfidon SHBA-në, takim javën e ardhshme
20/07 14:50
Top News – Ndalen fluturimet, mbyllen shkollat…Tajfuni i frikshëm po vjen, alarmi për stuhi
20/07 14:50
Top News – Urdhëron palestinezët ‘të zbrazin’ Gazën / Izraeli përgatit ofensivë të re
20/07 14:49
Top News – Çmimi i duhanit në stratosferë / 12 euro një paketë, BE propozon taksa të larta
20/07 14:47
Top News – Fundoset anija me turistë / Dhjetëra viktima pas tragjedisë, disa të zhdukur
20/07 14:47
Top News – 2 mijë dronë mbi Ukrainë në një natë/Paralajmëron gjenerali gjerman: Rusia ‘rëndon’ dorën
20/07 14:43
Top News – Putin, gati të flasë për paqen / Kremlini ‘konfirmon’: …por dëshiron të arrijë qëllimet
20/07 14:39
Top News – Murgj që sillen keq…Skandali s*ksual trondit besimtarët budistë në Tajlandë
20/07 12:28
Top News – Nis ndërtimin e mega-digës në Tibet / Mahnit Kina, projekti më i madh në botë
20/07 12:27
Top News – Tërmet masiv, paralajmërim për cunami/Rusia ‘shkundet’ me 7.4 ballë, rrezik kaosi të madh
20/07 12:26
Top News – Pa gjumë në Kiev, shi bombash…Kryeqyteti ukrainas nën sulmet ruse çdo natë
20/07 12:25
Top Channel/ BE, alarm për “Shein” dhe “Temu”! Shqetësimin për nivelin e toksicitetit të produkteve
20/07 12:20
Top Channel/ Sherr për çadrat, tre të arrestuar në Ksamil! Shkak hapësirat në bregdet
20/07 12:05
Top News – Makina godet turmën, 30 të plagosur / Tmerr jashtë klubit të natës, nuk dihet motivi
20/07 12:03
Top News – Tërbim mbi Moskë, Ukraina sulmon / Mbyllen aeroportet, qindra dronë gjatë natës
20/07 11:51
Top News – ‘Qetësi’ në Siri, tërhiqen beduinët/Nuk kishte të shtëna këtë mëngjes, qeveria ‘në këmbë’
20/07 11:51
Top Channel/ Britania zbulon 18 spiunë rusë, ministri i jashtëm: Në shënjestër…
20/07 11:50