Top Channel/ Misteri 80-vjeçar i Benito Musolinit, dokumentet britanike trondit Italinë
08/06/2026 22:19

Një dokument i deklasifikuar i shërbimeve sekrete britanike, i cili pritet të publikohet nga televizioni publik italian Rai Tre, po rikthen në vëmendje një nga misteret më të mëdha të historisë së pasluftës në Itali: fatin e dosjeve sekrete të diktatorit fashist italian, Benito Musolini. Sipas mediave italiane, dokumenti është hartuar më 18 maj 1945 nga një kolonel i inteligjencës britanike dhe ruhet në Arkivat Kombëtare të Londrës. Në të thuhet se tre partizanë italianë, të cilët kishin luajtur rol kyç në arrestimin e Musolinit, i dorëzuan autoriteteve britanike 37 dosje sekrete që i përkisnin ish-diktatorit. Dosjet përmbanin dokumente dhe korrespondencë që Musolini i konsideronte me rëndësi të jashtëzakonshme. Sipas dëshmive të kohës, ato mund të përfshinin edhe shkëmbime sekrete letrash mes Musolinit, Hitlerit dhe Churchillit. Musolini dhe e dashura e tij, u ekzekutuan më 28 prill 1945 nga partizanët italianë, pranë Komos. Pas arrestimit të tij, dokumentet sekrete ranë në duart e guerilasve që morën pjesë në operacion. Sipas gazetës italiane La Stampa, disa javë pas përfundimit të luftës, ambasada britanike në Romë informoi inteligjencën e saj se tre partizanët zotëronin materiale me vlerë të madhe historike dhe politike. Ata pranuan t’ia dorëzonin dokumentet Britanisë së Madhe, por vendosën disa kushte. Mes tyre ishte kërkesa që dosjet të mos përdoreshin kundër Italisë dhe që dorëzimi të bëhej vetëm te një oficer i lartë britanik. Dy prej partizanëve paraqitën edhe kërkesa personale, njëri dëshironte të transferohej në Britani dhe të punësohej në industrinë e aviacionit ose në Forcat Ajrore Britanike, ndërsa tjetri, me profesion mjek, kërkonte të fitonte shtetësinë britanike. Sipas raportimeve, drejtuesit e inteligjencës britanike pranuan menjëherë kushtet kryesore dhe u treguan të gatshëm të diskutonin edhe kërkesat personale të partizanëve. Megjithëse dokumenti konfirmon dorëzimin e dosjeve te britanikët, vendndodhja e tyre aktuale mbetet e panjohur. Misteri rreth përmbajtjes së plotë të arkivit sekret të Musolinit vazhdon të ngjallë interes të madh mes historianëve dhe studiuesve. Publikimi i dokumentit nga Rai Tre pritet të hapë debat të ri mbi një nga episodet më të errëta dhe më të diskutueshme të historisë italiane, duke ngritur sërish pyetje mbi dokumentet që mund të kenë ndikuar në marrëdhëniet politike të Europës gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00