Top Channel/ Meta del nga kafazi, pranohet kërkesa për të mos qëndruar brenda aty gjatë seancave
14/09/2026 19:54

Mbas shumë kërkesash për të lënë kafazin e xhamtë, ish presidenti Ilir Meta u dëgjua nga gjykata e apelit të posacëm. Gjyqtarja Saida Dollani e cila ka nën shqyrtim kërkesën e ish presidentit Meta për pezullimin e afateve të paraburgimit, pranoi kërkesën e tij për tu ulur në sallën e gjykatës me avokatin përkrah. Për këtë vendimarreje gjyqtarja Dollani mori si referencë konventat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe urdhëroi daljen e ish presidentit nga kafazi, një vendim që sic mëson TCH do të shrytëzohet nga mbrojtja edhe për betejat e tjera. Më e afërta ishte brenda ditës , dhe ishte caktuar në shkallën e parë të posacme në orën 15.30 , ku gjykata pritej të shqyrtonte kërkesën e ish presidentit që këmbëngul ndryshgim të masës nga arrest në burg në një një tjetër më të butë. Mbrojtja I konfirmoi TCH se përpara se në referim të vendimit të Dollanit që në gjykimin e drejtuar prej saj I tha po Ilir Metës dhe e nxorri nga kafazi, do ti kërkojë edhe shkallës së parë të njëjtën gjë. Por kërkesa e Bujar Mustës mbeti vetëm një ide , pasi trupa gjyqësësore e shkallës së parë nuk u paraqit dhe për këtë mungesë gjyqi u shty për të martën në orën 10. Pritet që e njëjta kërkesë ti depozitohet gjykatës edhe në themel ku Meta është I pandehur për korrupsion, pastrim parash dhe mos deklarim pasurie, proces që mbahet të enjten. Të gjitha këto lëvizje të ish-presidentit po ndodhin në kohën kur në muajin tetor plotësohen dy vjet nga arrestimi dhe teksa kundërshton pezullimin e afateve të paraburgosjes për cdo gjyq themeli të shtyrë, së shpejti me shumë mundësi do të pretendojë lirimin e menjëhershëm me arsyetimin se afatet kanë përfunduar

Top Channel/ Alarmon Trump: Godasim Iranin në 2027! Rikthehen tensionet në Hormuz
22/11 23:11
Top Channel/ Rama ‘provokon’ protestën nga Manastiri: Kalimtare! Kirjojmë bibliotekë mbarëkombëtare
22/11 23:07
Top News- Skandali i kopjimit me inteligjencë artificiale trondit Korenë e Jugut, ikën ministri
22/11 23:00
Top News- Stuhi shkatërruese në Brazil, erërat shkulin çatitë e shtëpive, shemben muret e shtyllat
22/11 23:00
Top Channel/ Bulevardi “mollë sherri” për protestën, policia përplaset me protestuesit
22/11 22:46
Top Channel/ Lufta Ukrainë-Rusi kalon kufijtë! Dronët ukrainas shkatërrojnë anijen ruse në Libi
22/11 22:33
Top News – Kosova rrezikon të humbë miliona / Fondet e BE-së, qeveria Kurti nën kritika
22/11 22:31
Top News – Djali i Dodik merr mandatin / Do formojë qeverinë e re të Republikës Serbe të Bosnjës
22/11 22:31
Top News- Shpërthim misterioz në anijen ruse në portin e Libisë, dyshimet për një sulm me dron
22/11 22:01
Top Channel/ E akuzuar për mbi 60 milionë lekë evazion fiskal, Xhensila Myrtezaj përfundon në gjyq
22/11 21:23
Top News- Aksion antidrogë në Gramsh, sekuestrohetnë banesat e dy personave nën arrest shtëpie
22/11 21:15
Top Channel/ Alfabeti, Korça kujton patriotët! Ekspozita në nderim të 12 rilindasve
22/11 21:09
Top Channel/ GTA VI çmend botën 3.79 miliardë USD shitje që në ditën e parë
22/11 21:05
Top Channel/ Duka “ngrin” ligjin e sportit: Ka probleme, nuk kënaqemi me ligën e kombeve
22/11 21:01
Top News – Luftuam për gjuhën, sot ta mbrojmë! Presidentja e Kosovës uron në Ditën e Alfabetit
22/11 20:30
Top News- Ulja e TVSH-së për produktet e shportës/ Rama paralajmëron: Bizneset të reflektojnë
22/11 20:30
Top Channel/ “Tano fest”, 8 netë humor në Shkodër! Nderohet Tano Banushi
22/11 20:07
Top Channel/ Dështojnë bisedimet për klimën! BE dhe vende të tjera kundër draftit
22/11 20:06
Top Channel/ 30 shqiptarë të arrestuar në muaj, “The Sun”: U kushtuan taksapaguesve 7.9 mln paund
22/11 20:01
Top Channel/ Dosja që i dogji mandatin Çyrbjes, bien akuzat ndaj ish-deputetit të PS
22/11 19:59