Top Channel/ “Më tha ‘s’je burrë se gruaja jote’…”, autori i krimit: Kisha kredi! Lekët ua dhashë…
17/01/2025 18:41

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën “arrest në burg” Isuf Hasën, i cili akuzohet për vrasjen e 81-vjeçarit Xhemal Meta në fshatin Qafëmollë në Tiranë. Në dosjen hetimore të siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, zbardhet e gjithë dinamika e këtij krimi makabër. Hasa ka deklaruar se kanë qenë miq dhe fqinj me viktimën, me të cilin ditën e ngjarjes në orët e para të mëngjesit kanë qenë duke pirë kafe dhe raki në banesën e tij. Autori i dyshuar tregon se ka shkuar në banesën e tij rreth orës 06:00 dhe çekiçin me të cilin ka kryer krimin, e ka gjetur në ambientet e jashtme të banesës së viktimës, dhe e kam marrë dhe fshehur në xhup. Pasi kanë pirë kafe bashkë dhe kanë dalë nga banesa për t’u nisur drejt kryeqytetit, ku viktima do takonte familjarët dhe po ashtu edhe autori do takonte vajzat e tij, ky i fundit e ka goditur pas koke me çekiç duke e lënë të vdekur në vend. Menjëherë më pas ai i ka marrë edhe portofolin, dhe duke e fshehur çekiçin në xhup, është nisur për Tiranë. Fillimisht ai ka ndaluar tek banesa e njërës prej vajzave, ku i ka dhënë dhe një shumë parash nga ato që i kishte vjedhur viktimës, 2 milionë lekë të vjetra në total. Më pas ka shkuar te vajza tjetër në Vorë, aty ku ka fshehur një pjesë tjetër parash dhe ka fjetur. Vajza e parë deklaron se ishte konfuze për paratë që i ati i dha, teksa e kishte pyetur se ku i kishte gjetur. Ai i kishte thënë që kredinë që kishte pasur pak kohë më parë, shuma i kishte shkuar në 5 milionë lekë të vjetra, dhe këto para ishin si rezultat i një kredie tjetër që kishte marrë, që sipas tij do ta përdorte për të shlyer të parën. Ai i kishte kërkuar asaj që çdo muaj t’i jepte nga këto para 150 mijë lekë të vjetra që të paguante këstin e kredisë. Por vajza ka deklaruar më pas në polici se kishte dyshuar nga mënyra sesi i ati i tregonte versionin dhe më pas e kishte pyetur nëse ishte ai që kishte vrarë fqinjin, gjë të cilin babai ia kishte pohuar. Pasi policia kishte marrë autorin e dyshuar për të dëshmuar në polici, ajo kishte kontaktuar motrën dhe i kishte thënë që të shikonte në shtëpi se aty kishte para të tjera. Nga ana tjetër autori i dyshuar ka treguar se krimin e ka kryer sepse kishte mllef ndaj viktimës, pasi sipas tij ai i thoshte: S’je burrë, rri në punë 4 ditë pa ardhur në shtëpi, ku e di ti se çfarë bën gruaja jote kur t’i nuk je në shtëpi?!

Top Channel/ Berisha “gjen” kush e përçau protestën, thirrje gjithë politikës: Bashkohuni
31/10 22:35
Top Channel/ Studentët përplasen me deputetët e PD-së: Nuk duam persona që…
31/10 20:25
Top Channel / Tensione te Kryeministria, policia bën thirrje për hapjen e rrugës
31/10 20:09
Top News – Erdogan takon Zelenskyn. ‘Jam i gatshëm të ndërmjetësoj, do flas edhe me Putin’
31/10 20:00
Top Channel/Avokatit i ndalohet takimi me Veliajn: U justifikuan me mungesën e personelit dhe orarin
31/10 19:49
Top Channel / Plagos me thikë dy efektivë, 47- kishte hedhur edhe benzinë mbi makinë një të riu
31/10 19:48
Top Channel / “LVV jo në protestat e Tiranës”, Kurti: S’jemi rivalë të Shqipërisë
31/10 19:40
Top Channel / Protesta ndan PD me studentët, përplasje mes demokratëve, të rinjve dhe policisë
31/10 19:37
Top Channel/ “Policet” vijnë në protestë! Të veshura si efektive, të rejat bashkohen në Kryeministri
31/10 19:34
Top News – Nuk u lejua të takohej me Veliajn. Ndrecaj: Po pengohem në detyrën time, të merren masa
31/10 19:27
Top News- Policia ‘kursen’ gazin lotsjellës. Shiu fik tensionet në protestën kombëtare të së shtunës
31/10 18:56
Top Channel/ Forca të shtuara policie dhe një makinë ujehedhëse te Gjykata e Lartë
31/10 18:32
Top News – Tensionet në protestë, policia nis shoqërimet, media nuk lejohet të kalojë
31/10 18:18
Top Channel/ Gjekmarkaj “Janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit, studentët nuk janë kundër PD-së”
31/10 18:11
Top Channel/ Protestuesit kanë hedhur moltov te “Myslym Shyri”, policia në ndjekje të tyre
31/10 18:05
Top Channel/ Droni që filmonte tensionon protestën para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:59
Top Channel/ Tension para Kryeministrisë, policia hedh ujë me presion
31/10 17:45
Top Channel/ “Respektoni perimetrin e sigurisë” policia paralajmëron protestuesit te Kryeministrisa
31/10 17:36
Top Channel/ Protestuesi luan me çadrën, të tjerë gjuajnë me llastiqe drejt Kryeministrisë
31/10 17:16
Top Channel/ Ujë me presion drejt protestuesve në Bulevard, shtohen forcat e policisë
31/10 17:11