Top Channel/ Më shumë leje, më pak vlerë, rriten 28%, por projektet bien 13.2%
28/08/2026 19:50

Ndërtimi në Shqipëri vijon të marrë më shumë leje, por vlera e projekteve tregon një tjetër histori. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2026 janë miratuar 782 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 610 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rreth 28% më shumë. Edhe sipërfaqja e parashikuar është rritur. Në total afro 684 mijë metra katrorë, rreth 11% më shumë se një vit më parë, duke treguar se aktiviteti i ndërtimit mbetet i lartë. Por nëse ndalemi në tremujorë, shifrat ndryshojnë. Vetëm në tremujorin e dytë, numri i lejeve u rrit me 30.7%, ndërsa vlera e përafërt e projekteve të miratuara ra me 13.2%, në 16 miliardë lekë. Një trend që tregon më shumë projekte në numër dhe sipërfaqe, por me vlerë mesatare më të ulët. Në tremujorin e dytë u dhanë 460 leje nga 352 një vit më parë. Pjesën më të madhe e zënë banesat, me 331 leje, ndërsa ndërtesat jo-rezidente, ku përfshihen hotelet, tregtia dhe industria, morën 129 leje. Dhe në gjashtë muaj banimi mbetet motori kryesor. Vetëm në tremujorin e dytë, projektet rezidenciale përbënin mbi 183 mijë metra katrorë sipërfaqe ndërtimi. Por kjo do të thotë se sektori nuk po ngadalësohet në numër projektesh. Por të dhënat sugjerojnë një zhvendosje drejt më shumë lejeve dhe sipërfaqeve, pa të njëjtën rritje të vlerës së investimeve. INSTAT thekson gjithashtu se të dhënat e tremujorit të dytë janë paraprake dhe bazohen në raportimet e bashkive, ndërsa në shifra nuk përfshihen lejet e miratuara nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, ku përfshihen projekte turizmi, rezidencialë, infrastrukturë publike, ndërhyrje në energji dhe transport. Këto leje nuk raportohen në statistikat zyrtare, duke krijuar mungesë transparence.

Top Channel/ Frenohen shpenzimet, familjet druhen nga blerjet, bie besimi te ndërtimi dhe tregtia
02/11 12:25
Top News – Bordi bën prapakthehu. Ul me 6 lekë çmimin e naftës, benzina nuk preket
31/10 13:52
Top Channel/ Nga janari 2027 ndryshon taksimi, makinat e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë
30/10 15:22
Top Channel/ Buxheti 2027, mbi 10 mld euro, pensionet marrin pjesën kryesore
29/10 19:44
Top Channel/ Rriten taksat për bizneset. Tatimi mbi fitimin nga 15% në 17%, dividendi nga 8% në 15%
27/10 15:06
Top Channel/ Ulet taksa, nga 20% në 6% TVSH për bukën, qumështin, mishin, vajin, vezët, fruta-perime
27/10 15:05
Top Channel/ Ekonomia do të rritet me 3.4%, Banka Botërore: Turizmi dhe shërbimet mbështesin rritjen
27/10 12:15
Top Channel/ Ulet taksa për ushqimet e shportës, nga 20% në 6% TVSH-ja për bukën e disa produkte
27/10 12:14
Top Channel/ Turizëm për Pazar në Kostur! Korçarët blejnë 20% më lirë përtej kufirit
26/10 15:32
Top News – AmCham thirrje kundër dhunës. Përsërit rekomandimet: Kujdes me korrupsionin dhe monopolet
22/10 16:27
Top Channel/ FMN rrit parashikimin në 3.5%. Ekonomia shqiptare do rritet, inflacioni 3.2%
13/10 15:47
Top Channel/ Nafta bie, Europa përfiton. Brent 104.6 dollarë, goditen bursat aziatike
13/10 15:45
Top Channel/ Bizneset kërkojnë lehtësi! Paketa fiskale 2027, propozohen ulje të TVSH-së
10/10 15:11
Top Channel/ Banka blen 664 milionë euro! Blerjet rekord në gjashtë muaj, euro vijon të dobësohet
10/10 15:09
Top Channel/ Pesticidet, 7 kompani bëjnë ligjin. Fermerët nën presionin e kostove
09/10 19:58
Top Channel/ Ulet në 2,9% inflacioni, një tjetër valë çmimesh mund të prekë vendin
08/10 19:49
Top Channel/ Buxheti 2027, 10 miliardë euro. Dyfishohet bonusi i pensioneve dhe pagesa për bebet
07/10 15:18
Top Channel/ 118 mln euro për ujësjellësin. Qytetarët do kenë akses në prokurimet publike
07/10 15:08
Top Channel/ Euro zbret deri në 87 lekë. BSh shton blerjet, rezerva valutore arrin 8.4 miliardë euro
07/10 15:07
Top Channel/ 40% e shpenzimeve për ushqim, rëndohet buxheti i familjeve
06/10 19:41