Top Channel/ “Më pëlqen inflacioni”, deklarata e Trump shkakton stuhi reagimesh në SHBA
11/06/2026 22:50

Presidenti amerikan Donald Trump ka shkaktuar reagime të forta pasi deklaroi se “i pëlqen inflacioni”, në një kohë kur çmimet në SHBA janë rritur me ritmin më të lartë të tre viteve të fundit. Sipas të dhënave të publikuara nga Byroja Amerikane e Statistikave të Punës, inflacioni arriti në 4.2% gjatë muajit maj, nga 3.8% që ishte në prill. Rritja lidhet kryesisht me shtrenjtimin e energjisë dhe karburanteve pas përshkallëzimit të konfliktit mes SHBA-së, Izraelit dhe Iranit. “Shifrat ishin të shkëlqyera. E dini çfarë më pëlqen vërtet? Më pëlqen inflacioni”, deklaroi Trump nga Shtëpia e Bardhë. Më vonë, presidenti sqaroi se komentet e tij ishin nxjerrë nga konteksti dhe se kishte dashur të theksonte se inflacioni ishte më i ulët nga sa prisnin ekonomistët, pavarësisht tensioneve në Lindjen e Mesme. Trump parashikoi se çmimet e energjisë do të bien ndjeshëm sapo të përfundojë konflikti me Iranin. Ai tha se ulja e çmimit të naftës do të ndikojë drejtpërdrejt në frenimin e inflacionit. Ndërkohë, të dhënat tregojnë se faturat e energjisë në SHBA janë rritur me afro 25% krahasuar me një vit më parë, ndërsa çmimi mesatar i benzinës ka arritur në 4.15 dollarë për galon. Ekspertët paralajmërojnë se inflacioni i lartë mund ta vendosë Rezervën Federale përballë presionit për të rritur normat e interesit në muajt e ardhshëm, një lëvizje që do të rrisë kostot e huamarrjes për familjet dhe bizneset. Deklarata e Trump u kritikua menjëherë nga demokratët. Lideri i shumicës demokrate në Senat, Chuck Schumer, e akuzoi presidentin se po tregon mungesë ndjeshmërie ndaj vështirësive ekonomike të amerikanëve. Inflacioni mbetet një nga sfidat kryesore për administratën Trump, ndërsa ekonomia dhe kostoja e jetesës pritet të jenë temat kryesore në zgjedhjet e ardhshme të mesmandatit në SHBA.

Top News – ‘Kthen’ Putinin në bisedimet e paqes / Witkoff çon disa ‘ide’ për marrëveshje në Rusi
21/10 15:15
Top News – 500 ditë i bllokuar në territor armik / Ushtari i plagosur evakuohet me një dron
21/10 14:59
Top News – ‘Putin humanitar’, liron amerikanin / 74 vjeçari akuzohej se kishte luftuar për Ukrainën
21/10 14:58
Top News – Jelekëverdhët ‘bëhen gati për luftë’/ Macron premton: Nuk do ketë përsëritje të trazirave
21/10 14:50
Top News – Bota në drejtim të rrezikshëm…‘Shumë larg objektivave për klimën’, apelon OKB
21/10 14:06
Top News – Mirage 2000D përplaset në tokë / Avioni francez në flakë, humb jetën piloti
21/10 13:53
Top News- Këtë të shtunë, Evropa ‘në flakë’/ Nga Parisi në Tiranë ‘kaos global’, 101 grupe në aksion
21/10 13:38
Top News – Ushtria e NATO-s në luftë kundër Huthive / Turqia kërkon lejen e parlamentit për trupat
21/10 13:37
Top Channel/ OKB kërkon fundin e dhunës / Volker Türk: Qytetarët të dëgjohen, të hetohet policia
21/10 12:36
Top Channel/ Meloni ashpërson ligjin/ Pesë vite burg për dhunën në protesta, 20 mijë euro gjobë…
21/10 12:36
Top News – Do bashkojë Teslën me SpaceX / Elon musk konfirmon bisedimet: Është një ide e mirë
21/10 12:00
Top News – Evropa po e nënvlerëson Rusinë / Merz tërheq vëmendjen: Nuk është vetëm Ukraina…
21/10 11:56
Top News – Njeriu i Trumpit takon Putinin / Witkoff në Shën Petersburg, flasin për Ukrainën
21/10 11:50
Top News – Musk urdhëroi ngadalësimin e Starlink / La në vështirësi ushtrinë ukrainase, raporton WSJ
21/10 11:43
Top News – Protestat në Itali janë “luftë hibride”, “Perëndimi s’e ka kuptuar, formë e re trazirash”
21/10 11:38
Top Channel/ Merz jep alarmin: “Europianët nuk e kuptojnë sa e rrezikshme është vërtet Rusia”!
21/10 11:32
Top News – Franca nxjerr në rrugë ushtrinë / Policia dështoi gjatë trazirave të fundjavës
21/10 11:20
Top Channel/ “Ne thyejmë vitrinat, ju merrni këpucët”: Si u “peshkuan” në rrjet të rinjtë e Milanos!
21/10 11:11
Top Channel/ Dhunuan gazetarët, policët danezë nën hetim: Urgjent masa parandalimi në të ardhmen!
21/10 11:02
Top News- Sulmet ndaj anijeve/ NATO dërgon avionë dhe dronë në Detin e Zi
20/10 23:00