Protesta e 84-t ka hyrë në një fazë të re, teksa qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, ndërsa në momentet e para janë shënuar edhe tensione mes pjesëmarrësve. Dy gra morën megafonin për të folur para protestuesve, por u kundërshtuan nga një pjesë e turmës. Në të njëjtën kohë, një prej organizatorëve sinjalizoi nisjen e marshimit, duke bërë që vëmendja të zhvendosej drejt lëvizjes së protestuesve.