Protesta e 84-të kundër qeverisë vijon këtë mbrëmje në Tiranë, me pjesëmarrësit që kanë nisur marshimin drejt Kryeministrisë. Gjatë marshimit, protestuesit kanë mbajtur flamuj e pankarta dhe kanë përsëritur thirrje kundër kryeministrit Rama, qeverisë dhe gjithë klasës politike. Marshimi zhvillohet në kuadër të protestës së përditshme, e cila ka hyrë në ditën e 84-të, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë ndryshime politike dhe dorëheqjen e kryeministrit.