Gjashtë muaj hetime i janë dashur tabloidit britanik Daily Mail për të dokumentuar qindra shtëpi kanabisi në Angli, ku sipas investigimit janë të përfshirë edhe të rinj shqiptarë. Por, ndërsa shtëpitë e barit nuk janë më një fenomen i panjohur, një tjetër industri duket se po lulëzon. Të prezantuara si kompani pastrimi, disa biznese ofrojnë një tjetër lloj shërbimi, duke u kujdesur të fshijnë çdo gjurmë e aromë që lë pas aktiviteti i kultivimit të kanabisit në shtëpitë e marra me qira nga shqiptarët.