Një efektiv i Forcave të Armatosura është plagosur gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në territorin e Mirditës. Sipas të dhënave paraprake, incidenti ka ndodhur teksa po furnizohej me ujë një automjet zjarrfikës i angazhuar në operacion. Gjatë procesit, ka plasur një tub me diametër 120 milimetra, i pajisur me kokë metalike. Presioni ka shkëputur pjesën metalike, e cila ka goditur efektivin duke i shkaktuar dëmtime.