Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se situata e zjarreve në vend paraqitet në përmirësim. Gjatë ditës janë raportuar 11 vatra zjarri, 4 prej të cilave mbeten aktive, ndërsa 7 janë nën mbikëqyrje. Në operacione janë angazhuar 332 forca operacionale dhe 15 automjete zjarrfikëse, krahas 150 efektivëve të Forcave të Armatosura, 3 mjeteve zjarrfikëse, një ekskavatori të rëndë, 4 helikopterëve dhe 2 avionëve Air Tractor. Vatrat aktive janë në Gojan–Gjegjan të Pukës, Shtanë–Tenë dhe Shtuf në Mirditë, si dhe në malin e Dajtit.