Një efektiv i Forcave të Armatosura është plagosur gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Mirditë. 28-vjeçari Andrea Kaçi është dëmtuar teksa po kryente furnizimin me ujë të një automjeti zjarrfikës që po merr pjesë në luftën kundër flakëve. Gjatë procesit, tubi i ujit me diametër 120 milimetra, i pajisur me kokë metalike, ka plasur për shkak të presionit të lartë. Shkëputja e pjesës metalike ka bërë që ajo të godasë efektivin, duke i shkaktuar dëmtime.