Top Channel/ Me kapuç e kokën poshtë, momenti i arrestimit të shqiptarëve në Pire, u kapën me drogë
23/05/2024 20:47

Ky është momenti i arrestimit të dy shqiptarëve në Pire, të cilët u kapën me 210 kg kokainë, me destinacion Shqipërinë. Ata janë Azdren Muharemi alias Jasona Mërkuri, 54 vjeç, Marsel Stafaj 36 vjec dhe greku Ioannis Biglakis 64 vjeç. Azdren Muharremi nga Patosi rezulton se ka përdorur tre pasaporta shqiptare, një me emrin Azdren Qazim Muharremi të lëshuar më 19.10.2022 dhe me mbarim në 18.10.2032, një me emrin Jasona Panajot Mërkuri lëshuar më 17.09.2013 dhe një me emrin Andrea Panajot Mërkuri. Muharremi në Greqi njihej me emrin Andrea, emër me të cilin është i arrestuar ma parë për drogë në Turqi nën identitetin Andrea Mërkuri, 54 vjeç, lindur në Gjirokastër ndërsa ishte i shpallur në kërkim prej vitit 2017 në Greqi dhe më pas i dënuar me 20 vjet burg dhe 100 mijë euro gjobë për drogë nën identitetin Jasona Mërkuri, 54 vjeç, lindur në Gjirokastër. Nën identitetin e fundit rezulton edhe pronar i një biznesi shitje rrobash tek “Rruga e Durrësit” në Tiranë të regjistruar në maj 2015. Veç identiteteve shqiptare, Muharremi kishte edhe dokumenta greke nën emrat Andrea apo Jasona Mërkuri. Gjatë kontrollit të banesës, Muharremit i janë gjetur 1 pistoletë me 15 fishekë dhe 129 mijë e 375 euro si dhe 30 paund. Personi i dytë i arrestuar është Marsel Stafaj, 36 vjeç nga Tirana, i njohur në Greqi si “Majk”, banues në Kalithea të Athinës. Stafaj rezulton se jetonte ilegalisht në Greqi. Atij i janë sekuestruar 1800 euro.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06