Top Channel/ Marrëveshje historike? SHBA dhe Irani gati armëpushimin 60-ditor, Trump ende s’ka…
28/05/2026 21:26

Shtetet e Bashkuara dhe Irani kanë arritur një marrëveshje mbi një memorandum mirëkuptimi për të zgjatur armëpushimin me 60 ditë dhe për të filluar negociatat mbi programin bërthamor të Iranit, raporton Axios. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk ka dhënë ende miratimin përfundimtar për marrëveshjen e propozuar mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, ndërsa negociatat mes dy vendeve duket se kanë hyrë në një fazë vendimtare mes tensioneve të forta në Lindjen e Mesme. Sipas një zyrtari të lartë amerikan të cituar nga Axios, Trump u ka bërë të ditur ndërmjetësve se dëshiron edhe disa ditë kohë për të shqyrtuar detajet e marrëveshjes para se të marrë një vendim përfundimtar. Zhvillimet vijnë në një moment tensioni të ri mes Uashingtonit dhe Teheranit. Situata u përshkallëzua pasi Irani reagoi ndaj sulmeve amerikane mbi një strukturë ushtarake pranë aeroportit Bandar Abbas, duke goditur një bazë ajrore amerikane, që sipas raportimeve ndodhet në Kuvajt. Shtetet e Bashkuara njoftuan të enjten se kishin kryer “sulme mbrojtëse”, duke pretenduar se objektivi iranian përbënte kërcënim për trupat amerikane dhe për anijet tregtare që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme energjetike në botë. Sipas Axios, memorandumit që po diskutohet i atribuohet një rëndësi e madhe diplomatike dhe nënshkrimi i tij do të përbënte zhvillimin më të rëndësishëm që nga nisja e konfliktit mes palëve. Megjithatë, burimet amerikane theksojnë se një marrëveshje përfundimtare për programin bërthamor iranian do të kërkonte negociata edhe më intensive dhe kompromise të reja nga të dyja palët. Zyrtarët amerikanë pretendojnë se kushtet kryesore të marrëveshjes janë dakordësuar që prej së martës, por si Uashingtoni ashtu edhe Teherani duhet të marrin miratimin përfundimtar nga udhëheqjet politike përkatëse. Sipas të njëjtave burime, pala iraniane ka bërë me dije se ka siguruar aprovimin e nevojshëm dhe është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen, megjithëse deri tani nuk ka pasur një konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane. Ndërkohë, negociatorët amerikanë kanë informuar Trump për të gjitha detajet e draftit final, ndërsa presidenti amerikan ka kërkuar kohë shtesë për të analizuar marrëveshjen dhe pasojat që ajo mund të ketë për politikën amerikane në Lindjen e Mesme.

Top News – Shifër tronditëse, 50 mijë të vdekur / Verë vdekjeprurëse në Evropë, lëshohet alarmi
23/10 15:34
Top News – Cisterna ruse niset drejt Nju Jorkut/ Putin ‘në ndihmë’ të Trumpit me 300 mijë fuçi naftë
23/10 15:32
Top News – Kam të drejtë për mandatin e tretë! Trumpin nuk e ndal kushtetuta: Zgjedhjet m’i vodhën
23/10 15:31
Top News – Anija lëshon ‘sinjal rreziku’, u godit me dron / Rumania në alarm, sulm në Detin e Zi
23/10 15:21
Top News – Italia në ‘shtetrrethim’ këtë fundjavë / Priten trazira, ‘blindohet’ Milano
23/10 15:02
Top News – Typhoonët britanikë krah Rafaleve franceze/ Stërvitje bërthamore, bashkë për herë të parë
23/10 15:01
Top Channel/ BE-Ballkani Perëndimor mblidhen në nëntor: Integrim gradual në tregun tonë!
23/10 14:59
Top Channel/ Plagosen tetë izraelitë, Netanyahu urdhëron mbylljen e të gjithë Bregut Perëndimor!
23/10 14:40
Top News – Dallgët rrëmbejnë njerëzit…Stuhi e frikshme, anulohen fluturimet, mbyllen shkollat
23/10 14:17
Top News – Ukraina: Starlink mbetet i kufizuar / Ndonëse Trump pretendon se kufizimet janë hequr
23/10 14:04
Top News – Urdhëron ‘mbylljen’ e Bregut Perëndimor / Netanyahu nis ushtrinë, ‘sulm terrorist’
23/10 13:33
Top News – ‘Mbyllet’ Franca, bizneset ulin qepenat / Priten protesta të dhunshme këtë fundjavë
23/10 12:58
Top News – Lëshon valë dronësh drejt Moskës / Rusia bombardon Kievin ndërsa flitet për negociata
23/10 12:54
Top News – Shkundet toka, njerëzit në panik / Magnituda 7, tërmeti më i fuqishëm në Tibet
23/10 12:54
Top News – Pakënaqësia e njerëzve vlon në gjithë botën / Nga Argjentina në Sri Lanka, ‘fuçi baruti’
23/10 12:09
Top Channel/ Franca përgatitet për protesta të reja, Macron: Të rikthejmë ligjin dhe rendin!
23/10 12:07
Top Channel/ Blindohet Milano, nesër në protestë edhe anarkistë: Meloni angazhon parashutistët!
23/10 11:46
Top Channel/ Putin dhe “strategjia e vuajtjes”, NYT: “Po kërkon që ta lerë Kievin pa ujë”!
23/10 11:26
Top Channel/“Rusia po spiunon Gjermaninë”, Merz: “Duan informacione për instalime ushtarake”!
23/10 10:59
Top Channel/Misteri i naftës: Përse rritet çmimi, kur nga Gjiri Persik vjen më shumë se para luftës!
23/10 10:46