Top Channel/ Marrëveshja Shqipëri-Itali, qiraja e anijes mund të kushtojë 13.5 milionë euro (Detajet)
03/06/2024 20:09

Marrja me qira për 90 ditë e anijes që do të shërbejë për transportin e emigrantëve nga Italia drejt Shëngjinit mund të kushtojë deri në 13.5 milionë euro. Kjo parashikohet nga “konsultimi paraprak i tregut” i nisur nga Ministria e Brendshme për zbatimin e protokollit ndërmjet Romës dhe Tiranës , me “kontratë tre mujore, nga 15 shtatori deri më 15 dhjetor 2024”, sipas medias italiane. Sipas specifikimeve teknike për shërbimin, ku “pika e grumbullimit të emigrantëve” identifikohet “rreth 15/20 milje detare në jug-jug/perëndim të ishullit të Lampedusas”. Flitet për një transport prej “rreth 300 njësi” (200 emigrantë dhe 100 operatorë), dhe “tre deri në katër udhëtime në muaj (ardhje vajtje-ardhje)”. Kohët e lundrimit nga pika e marrjes deri në destinacion llogariten në “rreth 50 orë” në dokumentin e Ministrisë së Brendshme. Kohëzgjatja e çdo operacioni tregohet si “5/6 ditë”, duke përfshirë “transportimin e migrantëve, aktivitetin e qendrës, transportin për në Shqipëri, aktivitetet e zbarkimit dhe kthimin në zonën e operacionit”. Ndër kërkesat për anijen, janë: kapaciteti për të transportuar afërsisht 300 pasagjerë, 200 migrantë plus 100 operatorë; një minimum prej 50 kabinash, secila me një maksimum prej dy shtretër; “i përshtatshëm për ankorim në portin e Shëngjinit”; një dhomë për ekzaminimin e migrantëve; një për t’u përdorur si dhomë sigurie për nevojat e policisë gjyqësore; një dhomë për infermierinë; dhe zona për karantinë të mundshme. “Shërbimi i menaxhimit të pronarëve të anijeve do të jetë përgjegjësi e operatorit me të gjitha detyrimet dhe përgjegjësitë”, saktësohet në dokument. Për më tepër, ekzekutimi i shërbimit përfshin furnizimin e mallrave dhe produkteve ushqimore, si dhe përgatitjen e ushqimeve në lidhje me porositë fetare apo ndonjë problem shëndetësor. Nëse tejkalohet mesatarja prej 300 njësive për ditët e kohëzgjatjes së kontratës, do të njihet një “kosto shtesë për frymë prej 40 euro/ditë për numrin e pasagjerëve”. “Duke pasur parasysh paparashikueshmërinë e evolucionit të flukseve migratore dhe rrjedhimisht pamundësinë e përcaktimit sasior të numrit të saktë të kalimeve të nevojshme”, thuhet në kapitullin e fundit të dokumentit, nëse distanca e lundrimit për kohëzgjatjen e kontratës do të jetë më e vogël se 6 mijë milje aktiviteteve detare, kostoja e qirasë do të ulet me 15%. Pamjet: AFP

Top Channel/ Aktori britanik Russell brand shpallet fajtor për përdhunim
05/11 23:44
Top Channel/ Paraguai në kaos, falimenton banka dhe jep dorëheqjen presidenti
05/11 23:41
Top Channel/ Vendim historik në SHBA, falen 548 të dënuar me vdekje
05/11 23:38
Top Channel/ Humbja në zgjedhje, tension i lartë në kabinetin e trump
05/11 23:35
Top Channel/ “Jemi të përçarë dhe po humbasim besueshmërinë” Meloni kritikon BE-në për Ukrainën
05/11 23:24
Top Channel/ Luftë për pushtet në Izrael, votat arabe mund të rrëzojnë Netanyahun
05/11 23:12
Top Channel/ Melania Trump u dërgon letra personale dy presidentëve në luftë Putinit dhe Zelenskyt
05/11 23:07
Top News-Zgjedhjet në SHBA/Pesë surprizat që tronditën republikanët dhe rikthyen demokratët në skenë
05/11 23:00
Top News- Breshëri të shtënash! Tetë të vrarë, autori nuk kursen as gratë, izolohen tre fshatra
05/11 22:50
Top Channel/ BE investon 525 milionë euro për mikroçipat, synon të sfidojë dominimin aziatik
05/11 22:48
Top Channel/Pesë arsyet pse republikanët pësuan humbje të thellë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA
05/11 22:47
Top News- “Gjeni një avokat”: Nga dosjet Epstein te bizneset, demokratët vënë nën hetim Trumpin
05/11 22:40
Top News- Franca në revoltë: Qindra mijëra protestues pushtojnë rrugët, plas dhuna me policinë
05/11 22:38
Top News-Kush është “Kobra”? Snajperisti që lufton për Rusinë, gjurmët e të cilit të çojnë në Bosnje
05/11 22:35
Top News – Zjarr i fuqishëm në New York. Humbin jetën 6 persona, disa të plagosur
05/11 19:45
Top Channel / Panik në qiejt e Europës për bomba, shumë fluturime u anuluan
05/11 19:43
Top Channel / Protesta e dhunshme në Francë, mbyllet kulla Eiffel
05/11 19:42
Top Channel / Irani kërcënon Europën? Teherani paralajmëron luftë përtej Lindjes së Mesme
05/11 19:18
Top News – Shpërthejnë përleshjet në Francë / Ndërhyn policia në Lion, protesta në gjithë vendin
05/11 15:27
Top News – Hegseth bëhet ‘kokë turku’ / ‘Fajtor’ për humbjen e republikanëve në zgjedhje
05/11 15:21