Shqipëria ndjek një qasje të ndryshme nga Bashkimi Europian për mishin që importohet nga Brazili. Ndërsa BE-ja mban jashtë tregut edhe mishin e derrit, vendi ynë ka ndaluar vetëm pulën dhe viçin, duke lejuar vijimin e importit të derrit nga stabilimente që nuk janë të njohura nga Europa. Ky vendim i Ministrisë së Bujqësisë për të lejuar industrinë e përpunimit të mishit të ushqejë shqiptarët me mish derri nga Brazili, sipas ekspertëve të sigurisë ushqimore, ngre dyshime të mëdha mbi cilësinë e mishit. Ndjekim gazetaren tonë Rudina Muça.